Kompjuteri dhe fishat e pokerit

I gjetën fisha pokeri dhe kompjuterin që organizonte lojërat e fatit, arrestohet pronari i një lokali në Fier

15 Dhjetor 2021, 08:46| Përditesimi: 15 Dhjetor 2021, 08:48

  • Share

Policia e Fierit “goditi” një tjetër rast në fushën e organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit dhe arrestoi në një 25-vjeçar.

Romeo Xeba u vu në pranga pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale fisha pokeri dhe 1 kompjuter që shërbente për organizimin e lojërave të palejuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?