TIRANË- Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe “goditjen” e veprimtarisë kriminale në çdo fushë të saj.
Si pasojë e zgjerimit të parametrit të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundraligjshme me vete, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, në vendin e quajtur “Pallati me Shigjeta” kanë ndaluar për kontroll mjetin tip “Volkswagen Golf” me drejtues shtetasin Florenc Zeqo dhe pasagjer Klement Hysa.
Gjatë kontrollit u evidentua se poshtë sediles së pasagjerit ku ndodhej shtetasi Klement Hysa , shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy granata dore.
Si pasojë Klement Hysa 27 vjeç, banues në Pogradec është arrestuar nga policia për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.
Ndërkohë shoferi automjetit, Florenc Zeqo, 44 vjeç, banues në Pogradec është vënë në pranga për “Moskallëzim krimi”
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.