Petrit Vasili

Politikë

I gjithë grupi i LSI mobilizohet nga Petrit Vasili: Kjo është betejë për jetë a vdekje, të çmontojmë zgjedhjet mafioze! Braimllari: Bëjmë 5 ankime në KQZ, rinumërim në disa qarqe

30 Prill 2021, 11:08| Përditesimi: 30 Prill 2021, 15:21

  • Share

Në partitë e opozitës kanë nisur 'gjuetinë' e gjetjes së parregullsive të procesit zgjedhor dhe të numërimit të votave të 25 prillit. Pas humbjes në zgjedhje në selitë e PD dhe LSI janë mobilizuar për të parë pamjet filmike të qendrave të votimit një për një. Këtë mobilizim në LSI ia kanë lënë në dorë Petrit Vasilit, nënkryetarit të partisë.

"Mirëmëngjes! I gjithë grupi duhet të jetë në gadishmëri të plotë! Me të marrë njoftimin e mbërritjes se imazheve filmike do filloni urgjentisht nga puna!

Evidentimi i çdo parregulltesie është betejë për jetë a vdekje! Çmontimi dhe demaskimi i ketyre zgjedhjeve mafioze është detyra më e rëndësishme se gjithçka tjetër!  Asnjë nga ju nuk do të mungojë në këtë proces përfshirë anëtarët e grupit që kanë qenë kandidatë për deputetë", ka shkruar Vasili në mesazhin e dërguar që para dy ditësh, kur ende ishte në proces numërimi.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka paralajmëruar se do të paraqesë disa padi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sapo të dalin rezultatet përfundimtare nga ky institucion.   Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, i bëri këto të ditura përmes një konferencë për shtyp.

Dy partitë kryesore të opozitës, PD dhe LSI, njëzëri kanë folur për proces të parregullt zgjedhor. Edhe Lulzim Basha edhe Monika Kryemadhi pretendojnë se vota është tjetërsuar. Ata thonë se do të bëjnë një betejë në këtë drejtim.

Se si do të jetë kjo betejë e opozitës për zgjedhjet, liderët nuk dhanë detaje, por si PD dhe LSI hapin e parë e patën një kërkesë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të marrë në dorë pamjet filmike të procesit zgjedhor.

PD-ja kërkoi pamjet filmike të qendrave të votimit dhe të numërimit, pasi i gjithë procesi është monitoruar me kamera nga KQZ. Ashtu sikundër kërkoi edhe të dhënat e grumbulluara nga identifikimi biometrik që u bë në të gjithë Shqipërinë, por edhe të atyre që u identifikuan manualisht në zonat ku pajisja elektronike nuk funksionoi. Me pretendimin e parregullsive të konstatuara nga numëruesit e vëzhguesit e partive në terren, edhe LSI-ja, një ditë pas PD-së, ju drejtua me kërkese zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por ndryshe nga demokratët, Monika Kryemadhi kërkon vetëm pamjet filmike të qendrave të votimit në rang vendi, dhe një kopje të materialit elektronik të pajisjes së identifikimit biometrik, duke mos kërkuar kamerat e procesit të numërimit.

Ora 14:26
LSI paralajmëron 5 ankesa në KQZ, Braimllari: Po presim daljen e rezultatit përfundimtar

 

Lëvizja Socialiste për Integrim ka paralajmëruar se do të paraqesë disa padi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sapo të dalin rezultatet përfundimtare nga ky institucion.  

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, i bëri këto të ditura përmes një konferencë për shtyp.

"Është shume e qartë dhe po faktohet moment pas momenti masakra zgjedhore që ka ndodhur në 25 prill me autor mafian e Rilindjes në pushtet.  Të gjitha manipulimet, e pafund të procesit zgjedhor janë evidentuar dhe po evidentohen një për një. Ndonëse KQZ nuk ka nxjerrë akoma rezultatet përfundimtare pas të cilit lind edhe e drejta e ankimimit kemi bërë tashmë gati një sërë denoncimesh.

Këto denoncime do të depozitohen menjëherë pas daljes së rezultatit përfundimtar.  Por, ndërkohë kemi depozituar kallëzim në SPAK për manipulime të rënda të procesit zgjedhor nga komisionerët dhe drejtorët e Rilindjes që manipulonin votat duke bërë shënime dhe duke i bërë të pavlefshme.

Do të depozitohet ankimimi për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës, për përjashtim antikushtetues dhe  të paligjshëm, masiv të zgjedhësve nga e drejta për të votuar.  Do të depozitohet ankimimi për pavlefshmërinë të një sërë qendrash votimi në Berat. Do të depozitohet ankimimi për Qarkun e Durrësit në respekt të parashikimeve në kodin zgjedhore. Do të depozitohet kërkesa për rinumërim në disa qarqe të vendit për shkak të manipulimeve dhe parregullsive të rënda në procesin e numërimit. Si dhe vlerësimin e pavlefshmërisë së votave që lidhen me këtë proces", ka thënë ai.

Endri Braimllari kërkon nga KQZ, administrim me përgjegjësi absolute të të gjithë materialeve të votimit.

"Kërkojmë bllokimin e të gjitha materialeve të votimit dhe ruajtjen e tyre në respekt të ligjit dhe nën vëzhgim dhe monitorim me kamera. Ndërkohë, do të vijojnë ankimimet në të gjitha qarqet pas kqyrjes së pamjeve filmike. Ky evidentim dhe ky proces do të vazhdojë më përgjegjësi deri në fund për të zbardhur të vërtetën të masakrës dhe manipulimit që i është bërë vullnetit të shqiptarëve dhe votës së tyre. Faleminderit", tha ai nga një dalje nga LSI.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sing: 01/05/2021 15:26

    Ik o pleher e ndyre, mafja me e madhe dhe me kriminale eshte like injoranti e kokemadhi, mona surrat kali,salqeni e lulka dhe ju nga mbrapa qe i lepini b...et.Betejen per jete a vdekje do ta beni kur te shkoni ne burg dhe atje do tju cmontojme te gjitheve si mafja me gangrene e ketij populli. Ishalla nuk eshte e larget dita

    Përgjigju
  • Adih: 30/04/2021 23:58

    Pse akoma gjallë është ky kërma ? Sa gomere ja kanë dhënë votën këtij kryegomeri ? Apo ka ngordhur ? I dhjerë i qoftë shpirti i tij !!!!! AMEN

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?