Pamjet satelitore të NASA-s

Bota

I gjithë Mesdheu po digjet, ndër vendet 'në luftë' me flakët edhe Shqipëria, NASA publikon imazhet satelitore

27 Korrik, 18:29| Përditesimi: 27 Korrik, 18:33

  • Share

NASA-s ka kapur imazhe të qarta të vatrave të zjarreve që janë përhapur përgjatë gjithë Mesdheut. Nga Greqia në Spanjë, nga jugu i Francës në Qipro, nga Italia në Shqipëri, qindra vatra aktive janë duke djegur pyje dhe zona të mëdha të gjelbërta.

Çdo pikë e kuqe në fotografitë satelitore përfaqëson një vatër aktive zjarri, qoftë e madhe, qoftë e vogël. Imazhet tregojnë zhvillimin e zjarreve sipas kohës, ato që janë aktive sot, ato të regjistruara në 24 orët e fundit, dhe ato që kanë ndodhur gjatë 7 ditëve të fundit.

Për javën e kaluar në veçanti, të dhënat tregojnë një përhapje të gjerë të zjarreve, duke qenë se ajo ishte ndër më të nxehtat e verës.

Sipas mediave të huaja, vendet e Ballkanit dhe Italia janë goditur nga një valë e të nxehtit, duke favorizuar përhapjen e flakëve. Shumica e pikave të kuqe në hartë përfaqësojnë zjarre në zona pyjore.

Megjithatë, disa prej pikave mund të tregojnë edhe aktivitete njerëzore, si për shembull fabrika, djegie e kontrolluar nga fermerët në fusha, apo edhe shpërthime që lidhen me luftën në Ukrainë.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se po menaxhohet situata me zjarret?