I hapet rruga vlerësimit të pronës, miratohet udhëzimi! Rregullat dhe procedurat që duhen ndjekur

5 Shkurt 2020, 16:29| Përditesimi: 5 Shkurt 2020, 16:41

  • Share

TIRANE- Miratohet udhëzimi që i hap rrugën procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Në udhëzimin e hartuar nga Ministria e Financave dhe Agjencia Shtetërore të Kadastrës, janë bëra të ditura rregullat dhe procedurat për rivlerësimin e pasurisë, si dhe mënyra se si do të bëhet aplikimi për rivlerësim online, pranë zyrave të Kadastrës apo tek një ekspert i licensuar. 

Personat e interesuar për të bërë rivlerësimin e pronës së tyre do të paguajnë si tatim 3% të diferencës mes çmimit me të cilin është blerë një apartament apo një pronë tjetër e paluajtshme dhe atij me të cilin do ta shesin atë, nga 15% që është normalisht. Ndërsa për personat juridikë tatimi është në masën 5%.

Po ashtu në udhëzim është specifikuar edhe se si do të procedohet me ata qytetarë që duan të rivlerësojnë dy apo më shumë prona. 
“Në rast se individi ka në pronësi më shumë se një pasuri të paluajtshme dhe do të bëjë rivlerësimin e secilës prej tyre, procedura e rivlerësimit është individuale për secilën prej këtyre pasurive”, thuhet në udhëzim. Bashkëngjitur udhëzimit prezantohen edhe formularët që duhet të plotësojnë qytetarët që aplikojnë për rivlerësimin e pasurisë së tyre. 

Pjesë e këtij rivlerësimi kanë mundësinë të bëhen 50 mijë pasuri, përfshirë këtu jo vetëm banesën, por edhe prona të tjera të patundshme, që një person mund të ketë në pronësi, si dhe për herë të parë pjesë e tij bëhen edhe banesat në proces legalizimi. Efekti pozitiv që pritet të ketë në buxhetin e shtetit është rreth 6 miliardë lekë. 
Ky ligj pritet të fillojë zbatimin brenda 5 ditësh nga hyrja e tij në fuqi, pasi Enti Kombëtar i Banesave duhet të dorëzojë pranë kadastrës listën e çmimeve të kostos mesatare të ndërtimit të banesave.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • venera: 06/02/2020 00:27

    SHIKOJENI VIDEON dhe do kuptoni sesi e kane shkatarruar politikanet tane tiranen,,,,kishte parqe e lulishte --fusha sportive dhe nuk I ka me ,,,me gjeni nje kryeqytet te tille ne ballkan apo Europe....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?