I hapet rrugë ndalimit të tullumbaceve me oksid azoti, 'Shëndetësia' fut azotin në listën e lëndëve narkotike! Do ndalohet shitja

11 Dhjetor 2023, 14:45| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 17:31

  • Share

Përdorimi i tullumbaceve me azot shumë shpejt do të jetë I ndaluar me ligj. Në komisionin e Shëndetësisë u miratua nisma e qeverisë që e përfshin protoksidin e azotit në lëndët psikotorpe të ndaluara për përdorim.

Kjo nismë për ndalimin e oksidit të azotit vjen pasi Report Tv përmes një investigimi, zbuloi se tullumbacet me oksid azoti, lëndë që me ligj përdoret vetëm në spitale për qëllime mjekësore, tregtohen hapur në lokalet e natës, në zonat më të frekuentuara të Tiranës. Ajo shërbehet si çdo produkt tjetër, me informacionin përkatës nga kamerieri dhe me faturë. Një prej tyre kushton nga 300 deri në 500 lekë të reja, në varësi të standardit dhe zonës.

Kjo lëndë përdoret gjerësisht nga të rinjtë, duke u shkkatuar atyre probleme shëndetësore. 

Pasojat e thithjes së heliumit?

Thithja e tepërt dhe pakontrolluar e heliumit mund të shkaktojë probleme të përhershme shëndetësore apo edhe vdekje. Simptomat: Dhimbje koke, çorientim dhe humbje e vetëdijes. Ngufatja që rezulton se vështirë vihet re kur konsumohet në mënyrë të tepruar, gjë që e rrit shumëfish rrezikun.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?