Edvin Prifti

Kronikë

I hetuar nga SPAK për korrupsion por i vlerësuar me çmime në SHBA, mjeku Edvin Prifti jep përgjigje: Sadisfaksion amerikan ndaj meje dhe vendit tim, nuk më uroi askush

8 Shtator 2021, 00:03| Përditesimi: 8 Shtator 2021, 09:07

  • Share

Kardiokirurgu i njohur Edvin Prifti i akuzuar dhe në hetim nga SPAK për korrupsion ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook duke treguar çmimin dhe vlerësimin nga SHBA. 
Në postim Prifti shprehet se është një ndër çmimet më të mëdha botërore sa i përket kirurgjisë kardio torkale. Gjithashtu Prifti nuk lë pa përmendur se askush nuk e uroi në vendin e tij. 

“Përgjigje! Sadisfaksion amerikan ndaj meje dhe vendit tim. Çmimi më i madh botëror i kirurgjisë kardio torakale ku nga gjithë Evropa Lindore dhe Azia e Afërt si dhe gadishulli arabik pas Hungarisë dhe Izraelit, renditet Shqipëria. Çmim që në 70 vjet, jepet një herë në vit dhe USA e ka fituar vetëm dy herë. Në vendin tim s’ma uroi askushi përkundrazi!”, shkruan mjeku kardiolog Edvin Prifti.

Gjykata e Lartë la dje në fuqi vendimin për detyrim paraqitje për mjekun, duke rrëzuar kërkesën e SPAK për rikthimin e tij në qeli.

Emri i Priftit doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Mjeku Prifti mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t'i operuar nënën. Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej nga Enkelejda Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës. Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 mln leke cash në zyrë e shtëpi.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • luan: 08/09/2021 12:59

    dhe .... gjykata e lart e la ne shtepi.... pas 2 muajsh ne profesion.

    Përgjigju
  • Tata: 08/09/2021 08:15

    Eh,njelloj sikur nje bombavenes te mburret se eshte profesionisti me i mire per berjen e bombes. Ky ska kuptuar fare se hajdutlleku dhjet cdo aftesi

    Përgjigju
  • Agroni: 08/09/2021 06:49

    Dr Hajduti, do te uroja me gjithe qejf por flete lavdërimi eshte i 2004 dhe nuk eshte cmim sic thoni ju, pastaj ju jeni harruar qe prej vitesh nuk ju njef kush.

    Përgjigju
  • Tiku: 08/09/2021 01:26

    Ik o Dr legen ,o pis! Ca kujton je i pa zevendesueshem. Yt hajdut e ktheve punen ne bizness.. ik tani merr dhe cmimin e ketij timit.

    Përgjigju
  • Iris: 08/09/2021 01:19

    Pyeti pak ata doktoret amerikane qe te dhane cmimin, ne se,sa e si e mbajne pazarin ne dore me pacientet,dhe pastaj tregohu sa e si e mban ti dhe na trego si do te pergjigjen!!

    Përgjigju
  • Luti: 07/09/2021 23:26

    Doktor cmimin nuk ta mohon kush.por qe je xhepist je ske pike humanizmi.nenje vend te b.e dota benin ate qe sthuhet.leri p...... doktor.

    Përgjigju
    • Duriet: 08/09/2021 03:00

      DOKTOR A E KE LEXUAR NDONJEHERE BETIMIN E HIPOKRATIT??? Ne nje pike te tij thuhet: "kure kerko shperblim mjeku duhet te largohet nga detyra pasi vetem mjek nuk munde te jete" PO JU SI DUHET TE BENI I PA NDERUAR ZOTI DOKTOR.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?