Foto ilustruese

E rëndë në Dibër/ 58-vjeçari i hedh acid në fytyrë ish-gruas, Policia i vë prangat

30 Dhjetor 2021, 14:56| Përditesimi: 30 Dhjetor 2021, 15:43

  • Share

DIBËR- Një ngjarje e rëndë, tronditëse është regjistruar në Peshkopi, ku një 58-vjeçari i ka hedhur acid në fytyrë ish-gruas së tij.

Gruaja ka marrë dëme të konsiderueshme në fytyrë, e ndërsa 58-vjeçari i identifikuar si Agim Kaleci, banues në Peshkopi është vënë në pranga.

Nuk dihen të tjera detaje nga kjo ngjarje makabër apo shkaku i kësaj ngjarjeje, edhe pse nuk ka asnjë motiv që justifikon këtë krim të rëndë.

“Dibër. I hodhi lëndë djegëse (acid) në fytyrë ish-bashkëshortes, vihet në pranga 58-vjeçari. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 58 vjeç, banues në Peshkopi, pasi i ka hedhur lëndë djegëse (acid), në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime ish bashkëshortes së tij”, njofton Policia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?