I hoqën dënimin me burg përjetë Dritan Dajtit, Apeli lë në fuqi pushimin e hetimeve për 3 gjyqtarët

10 Dhjetor 2020, 12:02| Përditesimi: 10 Dhjetor 2020, 12:58

  • Share

Apeli i GJKKO lë në fuqi pushimin e hetimeve për 3 gjyqtarët Skënder Daminin, Petrit Aliaj e Albert Nikolli, që ndryshuan vendimin për Dritan Dajtin nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve në Durrës në vitin 2009. 

Sipas vendimit nuk ka prova për të vërtetuar korrupsionim në dhënien e vendimit për heqjen e burgimit të përjetshëm.

Por hetimi pasuror për dy gjyqtarët vazhdon të mbetet, por kjo është kundërshtuar nga vetë gjyqtarët, të cilët kanë kërkuar pushim të hetimit të pasurisë. Këto gjyqtarë gjithashtu janë përballë procesit të vetingut.

Për gjyqtarin në Gjykatën e Apelit në Vlorë, Skënder Damini, Petrit Aliajn gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Vlorës, dhe Aleks Nikolla gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër, dyshimet fillimisht ishin për kryerje të veprës penale korrupsion aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të lartë të drejtësisë dhe shpërdorim të detyrës.

Pas një viti hetimi dhe zgjatje dy herë të hetimeve iu drejtua gjykatës për pushim. Kjo kërkesë e SPAK u rrëzua ndërsa pritet që Prokuroria e Posaçme të vendosë se çfarë veprimesh do të kryejë për këtë dosje.

Hetimi ndaj gjyqtarëve nisi edhe pas kërkesës publike të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ndërsa për dy gjyqtarët nga trupa me 5 anëtarë që votuan për lënien në fuqi të dënimit, Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha, nuk pati hetim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?