Shëndeti

I hoqën tumorin në kokë përmes vetullës, mjeku flet për ndërhyrjen e rrallë në QSUT: Ndihmon në rikuperimin e shpejtë dhe pa dhimbje

9 Janar, 12:34| Përditesimi: 9 Janar, 13:17

  • Share

Një grua 34-vjeçare arriti të shkojë në shtëpi vetëm disa orë pasi kreu një ndërhyrje të vështirë për heqjen e tumori në tru nga ekipi i mjekëve në Qendrën Spitalore Universitare Tiranë.

Mjeku neurokirurg Artur Xhumari, njëkohësisht shef i Shërbimit të neurokirurgjisë tha për Report Tv se ndërhyrja mini-invazive përmes çarjes së vetullës mundëson që rikuperimi i rasteve me Meningiomë të rikuperohet shumë shpejt, ndryshe nga metoda klasike e ndërhyrjes në kokë.

“Ndërhyrja përmes vetullës rikuperohet shumë shpejt dhe le një shenjë të vogël. Në rastet e tumoreve malinje detyrohemi të çajmë pjesën e kokës, gjë që kërkon minimalisht 4 ditë shtrim në spital dhe është më e dhimbshme dhe ka më shumë efekte anësore”, tha Artur Xhumari, neurokirurg.

Meningiomat janë beninje thotë Xhumari, ndërsa për realizimin e kësaj ndërhyrjeje duhet të kihet parasysh edhe përmasa e tumorit.

“Meningiomat janë beninje dhe përhapen më së shumti të gratë. Nëse tumori do të ishte më pak se 3 cm atëherë do të ishte shumë e lehtë për ta hequr. por nëse do të ishte më i madh se kaq, do të ishte e pamundur përmes kësaj mënyre mini-invazive”, shtoi ai.

Ndërkohë sa i përket simptomave më të shpeshta që na paralajmëron për tumor në tru, mjeku shprehet se janë dhimbjet e kokës që zgjasin 1 deri në 4 ditë dhe që nuk janë dhimbje të zakonshme.

Tumori ndodhej ngjitur me nervat e nuhatjes e të shikimit, ndërsa sipas mjekut Xhumari, pacientja do të mund të jetojë sikur nuk ka bërë kurrë asnjë ndërhyrje.

Ora 12:59
Cila është simptoma më e shpeshtë që na paralajmëron për tumor në tru, mjeku për Report Tv: Mos i neglizhoni dhimbjet e kokës

1736335137_doktor.JPG

Foto e shkëputur nga opercioni për heqjen e tumorit nëpërmjet vetullës

Cila është simptoma më e shpeshtë që na paralajmëron për tumor në tru?

Mjeku neurokirurg Artur Xhumari, tha për Report Tv se simptoma më e shpeshtë që na paralajmëron për tumor në tru janë dhimbjet e kokës.

Kur shihni që kjo dhimbje është më ndryshe dhe zgjat deri në 4 ditë, mjeku thotë se nuk duhet që ta neglizhoni.

“Të gjithëve na dhemb koka, por kur shohim që dhimbja është ndryshe dhe zgjat për 1, deri në 4 ditë, atëherë nuk duhet të neglizhohet”, theksoi Xhumari.
 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • SHQIPTARI: 09/01/2025 12:52

    I LUMSHIN DUART.NJË BRAVO TË MADHE DH PËR TËRË EKIPIN.JU LUMTË.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?