Priscilla Presley, ish-bashkëshortja e legjendës së rrokut, Elvis Presley, ka nisur një proces gjyqësor ligjore për vlefshmërinë e testamentit të vajzës së tyre të ndjerë. Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i çiftit, vdiq në moshën 54-vjeçare më 12 janar pas një arresti kardiak. Priscilla kundërshton një ndryshim të 2016-ës në testamentin e Lisa Marie që e rrëzoi si administruesen e pasurisë të së bijës. Dokumenti shkruante gabim emrin e nënës së saj dhe kishte një nënshkrim që dukej i pazakontë, argumentojnë avokatët e Priscilla Presley.
Në një paraqitje në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, avokatët e 77-vjeçares thanë se ajo u vu në dijeni për "amendamentin e supozuar të vitit 2016" vetëm pas vdekjes së Lisa Marie. Amendamenti në fjalë heq nënën e saj dhe ish-menaxherin e saj të biznesit, Barry Siegel, si bashkë-besues dhe i zëvendëson me fëmijët e saj Riley, 33 vjeç dhe Benjamin Keough. Benjamin Keough vdiq në vitin 2020 në moshën 27-vjeçare.
Riley Keough është një aktore e famshme që ka marrë tituj të ndryshëm duke përfshirë filmin e vitit 2020 The Devil All the Time dhe serialin Amazon The Terminal List. Presley argumenton se amendamenti nuk iu dorëzua kurrë gjatë jetës së vajzës së saj, siç kërkohet në mënyrë specifike nga testamenti.
Amendamenti i testamentit të Lisa Marie gjithashtu "shkruan gabim emrin e nënës së saj" dhe mban një nënshkrim nga Lisa Marie që "duket në kundërshtim me nënshkrimin e saj të zakonshëm ", thuhet në dosjen e parë nga BBC.