Kronikë

I humbur prej dy ditësh, gjendet i vdekur 66-vjeçari në Delvinë

14 Gusht 2019, 11:52| Përditesimi: 14 Gusht 2019, 12:04

  • Share

DELVINË- Një 66-vjeçar është gjetur i vdekur në Bajkaj të Delvinës.. Viktima është Zeman Kusho nga Stjari i Delvinës. Trupi i tij është gjetur rreth dy kilometra larg Stjarit. I moshuari kishte prej të hënës i humbur pasi kishte dalë për të konsumuar një kafe në lokalin e lagjes në fshatin Stjar.

Momenti i fundit që ai është parë janë disa pamje nga kamerat e një biznesi mesditën e të hënës në Stjar.

Familja filloi kërkimet pas ai nuk u kthye më në banesë, por më pas është gjetur i pajetë rreth orës 11:20 në Bajkaj. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë por dyshohet se shkak mund të jenë bërë edhe temperaturat e larta që mund të kenë sjellur komplikacione në shëndetin e 66 vjeçarit. Nga vëzhgimet e para nuk rezulton që viktima të ketë shenja dhune.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket vendimi i qeverisë për të mbyllur me një vit Tik Tok?