TIRANË- Gazmir Cani, ishte i riu i cili “nxori” zbuluar paaftësinë e Forcave Operacionale të Tiranës, i cili u iku me Benzin e tij në mënyrë spektakolare nga duart efektivëve që po zhvillonin një operacion anti-drogë në zonën e quajtur ‘Varri i Bamit” në Tiranë. Një skenë si nëpër filma aksion ishte momenti kur ai i dha gaz makinës, mirëpo në dëshminë e tij kur është marrë në pyetje, 26 -vjeçari, shoferi i Mercedes Benz, me targë AA 909 YE ka mohuar që të ketë qenë pjesë e grupit kriminal që po merrej me trafikun e drogës. Ai ka dëshmuar se ka ikur me shpejtësi pasi ka menduar se po i vidhnin makinën, ndonëse në videon që Report Tv solli kishte efektiv të veshur me uniformë policie dhe u dëgjuan thirrjet “Ndal Policia”, përtej fjalëve banale që policët përdorën në ato momente.
26-vjeçari u arrit të neutralizohej nga policia rreth 200-300 metra më tutje ku pas kontrollit të ushtruar në makinën e tij, nuk u gjet asgjë e dyshimtë, as për lëndë narkotike apo armë, e për këtë arsye ndaj tij është ngritur vetëm një akuzë, ajo e “Kundërshtimit të punonjësit të policisë të rendit publik”, parashikuar nga neni 236/2 i K. Penal.
Nga ana tjetër, sa i përket të arrestuarve të tjerë Gentian Kore, Altin Gega dhe Erjon Prengaj, kanë deklaruar se nuk dëshirojnë që të japin shpjegime në këtë fazë të hetimeve, teksa Taulant Çoku, një tjetër person që i janë vënë prangat është shprehur se ishte gjendur në ambientin e dyqanit në momentin e gabuar dhe se nuk ka lidhje me shitblerjen e lëndëve narkotike. Lidhur me këtë operacion është shpallur në kërkim Eduard Perhati (Skenderasi), ai që kishte kutinë e picave, ku ishte fshehur droga. Perhati është futur mes pallateve në rrugën “Gjolek Kokona”, dhe pranë një klinikë dentare,ka hedhur poshtë një makine të parkuar dy kutitë e picave dhe është larguar me vrap dhe ku me gjithë ndjekjen e bërë u është larguar shërbimeve të policisë. Në fund u kap një sasi prej 1.128 kg kokainë.
Si u zhvillua operacioni?
Gjithçka ka ndodhur rreth orës 13:00, në rrugën “Kujtim Laro”, Tiranë, thuhet në dosjen hetimore të siguruar nga gazetari Sokol Dema. Aty është parë Gentian Kore dhe tre persona të tjerë që hynin dhe dilnin nga dyqani i pikës së makinave me qira të Gentian Kore. Këto persona ishin me një makinë autoveturë, të markës Volvo, me targë DO XC 500. Në një moment pasi hynë këto persona në dyqanin e pikës së dhënies së mjeteve me qira, vjen dhe një makinë tip autoveturë, e markës Volsvgen, me targë AA573SO, nga e cila zbret një djalë me dy kuti picash në dorë dhe futet në dyqanin e dhënies së mjeteve me qira të Gentian Kores. Duke pasur dyshime se djali me kuti picash mund të kishte sjellë lëndën narkotike, është vendosur ndërhyrja në këtë ambient me qëllim kapjen në flagrancë të gjithë këtyre personave së bashku me lëndën narkotike.
Siç thuhet në dosje, efektivët e policisë janë afruar për të hyrë në dyqan, me jelek me mbishkrim policia dhe në ato momente janë larguar me vrap të gjithë personat që ndodheshin aty. Mirëpo te dera është bllokuar Gentian Kore, ndërsa pak metra me tutje ku ishte automjeti tip Volvo me targë DO XC 500, janë bllokuar Altin Gega, Erjon Prengaj dhe më pas Taulant Çoku. Djali me kutinë e pica i identifikuar si Eduard Perhati është larguar me vrap mes pallateve në rrugën “Gjolek Kokona”, dhe pranë një klinikë dentare, ka hedhur poshtë një makine të parkuar dy kutitë e picave duke iu shpëtuar policisë. Në njërën nga kutitë e picave është gjetur një pako me letër celefoni transparente, në formë drejtkëndëshi si tullë, brenda të cilës ka material pluhur të ngurtësuar, me ngjyrë të bardhë të dyshuar si lëndë narkotike Kokainë.
Ky operacion i vuri Forcat e Operacionales në qendër të kritikave për shkak të paaftësisë së tyre të treguar, për mungesën e profesionalizmit, e për këtë arsye ndaj tyre SHÇBA ka nisur një hetim disiplinor. Hetimet janë shtrirë edhe nëse ka pasur dekonspirim lidhur me këtë operacion.
Report Tv ka mësuar se në biznesin e Gentian Kores, një nga të arrestuarit, u gjet dhe një xhup Policie. Një gjë e tillë, shton dyshime se ky grup kriminal u kamuflonte si polic për të bërë trafikun e drogës. Nisur nga kjo, ndaj Kores është ngritur akuza për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim si edhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” parashikuar nga neni 283/2 dhe 247 i Kodit Penal
Në dosjen hetimore, flitet edhe për momentin e ndalimit të gazetarit Egys Gjencaj. Aty thuhet se ai po pengonte punën e policisë, prandaj u ndalua, mirëpo sapo ka dhënë badge-in e gazetarit (bejxhin) ai është liruar.
“…në momentin e ndërhyrjes para dyqanit të pikës së mjeteve është parë një person, duke filmuar me telefon në dorë, në këtë moment nga shërbimet e policisë duke mos qënë e qartë se çfarë po kërkonte ky person. I është kërkuar të largohej, por ai ka vazhduar të filmojë duke u afruar më shumë dhe është bërë pengesë e punonjësve të policisë gjatë zhvillimit të operacionit. Në këto rrethana punonjësit e policisë kanë bërë bllokimin e tij dhe në moment e kanë shtrirë në tokë për ta prangosur dhe ka thënë se ishte gazetar. Pas paraqitjes së dokumentit (bejxhit), të cilin e ka marrë tek makina, është identifikuar si gazetar me emrin Ergys Gjencaj dhe është lënë i lirë…”-thuhet në dosje.
Sigurisht edhe une kur e pash në TV kujtova mos ishte grabitje live sot po vishen polic edhe për Halloween , nuk merret vesh kush eshte polic dhe kush eshte hajdut ! Me pak fjale nuk di çfarë të thuash…
PërgjigjuS ka nevoje te shofim dosjen per pjesen e gazetarit se e pame live
Përgjigju