I infektoi juristi! Drejtori dhe një punonjës i burgut të Rrogozhinës pozitiv me koronavirus

3 Prill 2020, 23:11| Përditesimi: 3 Prill 2020, 23:12

  • Share

Rritet numri i të infektuarve në administratën e burgut të Rrogozhinës. Pas juristit rezulton pozitiv me koronavirus edhe drejtori i këtij institucioni bashkë një specialist të burgut. Drejtori Agim Tafa së bashku me specialistin ishin në karantinë pas infektimit të juristit, pasi kishin pasur kontakte, ndërsa zyrtarisht mbrëmjen e sotme sipas ISHP-së edhe ata janë të infektuar.

Në këtë institucion u morën 6 tamponë, ndërsa 3 prej tyre dolën pozitivë. I pari ishte juristi, i cili infektoi më pas edhe drejtorin bashkë me specialistin. Drejtori Tafa dhe juristi udhëtonin bashkë për në burgun e Rrogozhinës cdo ditë. Ndërkohë, Drejtoria e Burgjeve komandoi drejtorin e ri Genc Fejzullahu.

Nga burgu i Rrogozhinës, një nga të dënuarit denoncoi më herët në një komunikim telefonik me Report Tv se juristi ka pasur takim këto ditë me së paku 50 prej tyre. Për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në burgje si masa paraprake janë bllokuar  takimet me familjarët si dhe për stafin që punon në ambientet e IEVP është kërkuar respektimi i masave mbrojtëse.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?