Aktori Guljelm Radoja

Kronikë

I infektuar me COVID, aktori Guljelm Radoja në intubim te 'Shefqet Ndroqi'

4 Maj 2021, 09:59| Përditesimi: 4 Maj 2021, 12:46

  • Share

TIRANË- Aktori Guljelm Radoja pas një muaj i shtruar në spitalin e Durrësit për shkak të Covid 19, dërgohet në intubim te “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. 
Pasojat që i ka lënë COVID-19 kanë rënduar gjendjen shëndetësore të artistit. 

Artisti Guljelm Radoja (1945, Shkodër) ka luajtur në të gjitha skenat teatrore në  vend. Në kinematografi është angazhuar në shumë rreth 30 role, ku ndër më të rëndësishmit është ai i Petro Nini Luarasit te filmi "Kush vdes në këmbë" apo edhe te , "Gjurma", "Mësonjëtorja”, "Kthimi i ushtrisë së vdekur", "Kolonel Bunker" etj.

Është nderuar me titullin "Artist i Merituar". Aktualisht jeton në Durrës

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • B*3: 04/05/2021 11:44

    Ndjej trishtim duke lexuar keto rreshta :(, por nuk harroj qe sa ka jete, ka shprese. Sherim te shpejte o artist i madh!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?