Humb betejën me COVID në moshën 66 vjeçare, ish- drejtori i Zyrës Arsimore në Gramsh! Kushi: Ka shërbyer për vite me përkushtim dhe profesionalizëm

12 Nëntor 2020, 10:00| Përditesimi: 12 Nëntor 2020, 17:03

  • Share

Ish- drejtori i Zyrës Arsimore në Gramsh, Xhevit Dermyshi, mësues i matematikës ka humbur betejën me COVID në moshën 66 vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar njësia vendore e kujdesit shëndetësor Gramsh me anë të një postimi në rrjete sociale, ku thekson se karriera e tij e gjatë la gjurmë në sistemin arsimor.

"Të hidhëruar për lajmin e ndarjes nga jeta të mësuesit Xhevit Dermyshi. Megjithë përpjekjet e stafit mjekësor nuk mundi ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm COVID. Por karriera e tij e gjatë la gjurmë në sistemin arsimor. Kontributi profesional dhe shoqëror i mësues Xhevitit do të mbetet i vlerësuar ndër breza. Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gramsh i dërgon gushëllime të sinqerta bashkëshortes, familjarëve ,kolegëve dhe miqve të shumtë! U prehtë në paqe", shkruhet në postim.

Kontributi profesional dhe shoqëror i mësuesit do të mbetet i vlerësuar ndër breza. Edhe ministria e Arsimit Evis Kushi në reagimin që ka bërë për ndarjen nga jeta të Dermyshit, thotë se COVID ka goditur një tjetër arsimtar që ka shërbyer me përkushtim dhe profesionalizëm.

Ora 14:58
Ndarja nga jeta e drejtorit të Zyrës Arsimore Gramsh, Kushi mesazh ngushëllimi: COVID goditi sërish një tjetër arsimtar të nderuar

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar për ndarjen nga jeta të drejtorit të Zyrës Arsimore në Gramsh, Xhevit Dermyshi, i cili ka humbur betejën me COVID në moshën 66 vjeçare.

Ministrja shkruan se COVID  ka goditur një tjetër arsimtar që ka shërbyer me përkushtim dhe profesionalizëm

"Fatkeqësisht, koronavirusi goditi sërish një tjetër arsimtar të nderuar nga qyteti i Gramshit, mësuesin Xhevit Dermyshi, i cili për vite të tëra ka shërbyer me shumë përkushtim dhe profesionalizëm.

Gjej rastin të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, të afërmit, nxënësit dhe kolegët e mësues Xhevitit. Njëkohësisht, dua të bëj thirrje që të gjithë të tregojmë rigorozitet në zbatimin e çdo mase që e parandalon këtë virus të pabesë", shkruan Kushi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?