TIRANË - Ndërron jetë nga koronavirusi në moshën 62-vjeçare drejtori i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu.
Prej më shumë se një jave ai ishte i shtruar në spitalin "Shefqet Ndroqi" ku fatkqësisht nuk arriti të fitojë betejën me COVID-in.
Hysenlliu ishte inxhinieri i cili u mor me inspektimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Përmes një postimi në Facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për familjarët. Ai shkruan se Hysenlliu nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit.
"Agron Hysenlliu ishte një profesionist i shkëlqyer, që nuk u kursye asnjë ditë duke ndihmuar këdo që humbi shtëpinë në tërmetin e 26 nëntorit. Sot ai u nda nga jeta, duke lënë pas trishtimin e ikjes së një njeriu të rrallë e inxhinieri unik. Tirana e re që po ndërtohet rrënojash, do mbajë përjetë emrin e tij. Ngushëllime familjes e gjithë kolegëve që i deshi aq shumë" - shkruan Veliaj.
Profesor Hsyenlliu u diplomua në Universitetin Politeknik të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, si Inxhinier Ndërtimi.
Ai u specializua për Strukturat e holla dhe Sizmicitet si dhe zotëron Licencë për Projektim, Ndërtime Civile dhe Ekonomike, Punime Speciale Ndërtimi, Ndërtime Rrugore, Ndërtim Ura dhe Vepra Arti, Vepra të Veҫanta e Punime Speciale.
Me një eksperiencë prej 35 vitesh në fushën e projektimit, zbatimit , kolaudim supervizimit në fushën e ndërtimit ai i kushtoi jetën e tij inxhinierisë.
Ai ishte projektues i 40 veprave ndërtimore në Shqipëri, 4 në Kosovë e 4 në Maqedoni.
Lajmi kryesor:
COVID shënon tjetër rekord në Shqipëri/ 597 raste të reja dhe 11 viktima! Virusi i merr jetën nënkolonelit shqiptar dhe drejtorit të Institutit të Ndërtimit
E.M./ReportTv.al
Pis njeri...njeri i lig..
PërgjigjuNgushellime familjes
PërgjigjuNgushellime familjes. Nuk bie Covid tek plehrat qe vijne verdalle gjithe diten dhe i bejne karshillek virusit dhe policise, por merr njerezit me te mire.
PërgjigjuZOTI VONON POR NUK HARRON JO,,,NJERIUN E KEQ E FUT NE GROPE,,,DOLI KY HYSENLLIU DHE THA SE TEATRI KA RREZIK SHEMBJEJE DHE RA TERMETI I NENDORIT DHE NUK U SHEMB,,,,SHKOI NE THUMANE DHE I THA BANOREVE TE PALLATEVE QE NUK KA RREZIK SHEMBJEJE ,,,,PAS DY MUAJSH AI PALLAT U SHEMB DHE VDIQEN ATY 20 VETA,,,SHPIRTI NE XHEHENEM TE SHKOFTE....U PASTRUA EDHE NJE BAJGE NGA TIRANA...
PërgjigjuNgushellime familjes, eshte lajm qe ne cdo rrethane te trishton. Por nga ana tjeter te irriton pa mase, qe si referim ju mediat e tredhura perdorni mesazhin e atij qelbesires ne krye te bashkise. Mos dil me ne tv e media o skuth o lëtyre se ne cdo dalje tende acaron me keq njerezit. Ti e shpurra jote e perdoret te ndjerin ne punet tuaja te pista. Qelbesire
PërgjigjuGjynaf i shkreti nuk e oa teatrin e ri. Ti rrojne kalamanjte
Përgjigju