Ndërron jetë në moshën 94-vjeçare si pasojë e koronavirusit ish Presidenti i Francës, Valery Giscard.
Prej disa ditësh ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore ku më pas nuk mundi të mbijetonte. Ai ndërroi jetë në banesën e tij në Francë.
Giscard ka qenë President gjatë vitit 1974 deri në vitin 1981. Një politikan i qendrës së djathtë, pro-Evropës, ai liberalizoi ligjet mbi divorcin dhe abortin gjatë 7 viteve të tij në pushtet.
Presidenti Emmanuel Macron tha se presidenca e tij kishte transformuar Francën.
"Një shërbëtor i shtetit, një politikan i përparimit dhe lirisë, vdekja e tij ka zhytur në zi Francën" tha ai në një deklaratë.
Edhe Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllime familjes së Giscard për humbjen e politikanit.
"Ngushëllimet e mia për popullin francez, që me vdekjen e Valéry Giscard d'Estaing, humbi një politikan të madh, një President vizionar dhe një luftëtar të palodhur, për një Europë të bashkuar" - shkruan Meta.
Familja e presidentit të ndjerë tha se funerali i tij do të bëhej mes "intimitetit të rreptë".
vazhdon cmendururia covid, ai 9540 vjec keta thojne cdiq nga covid
Përgjigju