I infektuari i parë në qytetin e Krujës me COVID-19 është një burrë rreth 60 vjeç. Ai është paraqitur prej afro 10 ditësh në urgjencën e qendrës shëndetësore të Fushë-Krujës ku ka marrë mjekim me antibiotikë për gjendjen shëndetësore në të cilën ndodhej.
Ditën e djeshme i është marrë tamponi, dhe ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Pritet që tamponit t'i nënshtrohen stafi i urgjencës së Fushë-Krujës që kanë pasur kontakt me të infektuarin.
Deri më tani, asnjë pjesëtar i stafit mjekësor nuk ka shfaqur shenja të sëmundjes.
Sipas burimeve konfidenciale dyshohet që burri të jetë infektuar nga mbesa e kthyer nga Italia.
Lajmi kryesor:
5 viktima me COVID-19! 146 të infektuar, preket edhe Kruja! 17 të shëruar, 3 të intubuar në gjendje të rëndë (VIDEO)
G.M./ReportTv.al