Rasti i dytë me koronavirus në Shkodër i identifikuar ditën e sotme pas rezultateve të analizave, është një oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Shkodrës. Ai dyshohet se është infektuar gjatë kontaktit me klandestinët nga Siria që kalojnë në Shkodër. Si masë parandaluese dhe përhapëse, të gjithë personat e familjes së OPGJ-së janë vetëizoluar. Oficeri i Policisë Gjyqësore ishte i vetëkarantinuar prej 10 ditësh.
Aktualisht ai po trajtohet me mjekim të dhënë nga infeksionistët, ndërsa është duke u bërë hetimi epidemiologjik për të afërmit dhe kontaktet e tij. Ai jeton në një lagje periferike të Shkodrës, një familje me 5 anëtarë.
Prokuroria e Shkodrës i ka bërë apel të gjithë punonjësve që të marrin masa për vetëkarantinim deri më datë 30 mars. Vetëm prokurorët, OPGJ dhe sekretaret e gatshëm do të dalin në punë për të kryer veprimet e ngutshme duke respektuar kërkesat shëndetësore mbrojtëse.
Lajmi kryesor:
5 viktima me COVID-19/ 49-vjeçari nga Tirana vuante nga diabeti! 123 të infektuar, 10 fitojnë luftën, drejt shërimit edhe një 62-vjeçar, 57 të shtruar
G.M./r.k./ReportTv.al