Kronikë

I jepet lamtumira 20-vjeçarit Musaen Zenelit, myftiu i Shkodrës: Largohesh nga cinizmi i atyre që të 'qanë' në Facebook dhe po shkatërrojnë këtë vend

28 Qershor 2021, 14:11| Përditesimi: 28 Qershor 2021, 18:06

  • Share

Është përcjellë për në banesën e fundit, Musaen Zeneli, kamarieri që mbeti i vdekur gjatë përplasjes me armë mes familjeve Gocaj dhe Ferracaku, një ditë më parë në Velipojë, ku katër persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.  Musaen Zeneli  ishte viktima më e pafajshme e kësaj ngjarje të rëndë, që kishte filluar vetëm dy ditë më parë punë si kamerier në hotelin Gocaj, e për të cilin dita e parë e tij e punës rezultoi tragjike dhe u bë dita e fundit e jetës.

Në ceremoninë mortore, mori pjesë edhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari. Myftiu iu drejtua të pjesëmarrësve që kishin ardhur për të shprehur ngushëllimet e tyre, duke theksuar se njeriu ka ardhur në këtë botë për ta jetuar jetën e tij të përkohshme me besim e dinjitet, për të ndërtuar e zhvilluar të mirën, jo për ta konsideruar atë si mallin më të lirë e të pavlerë!

"Allahu të mëshiroftë, djali ynë, që po largohesh nga kjo botë, duke shpëtuar nga propaganda e mjerimi, nga statuset në fb të atyre që po e shkatërrojnë këtë vend e që sot "qajnë" për ty; nga statuset populiste e të pavlera, që vlerësohen më shumë se zemra e djegur e nënës tënde, që nuk do të gjejë më rehati, sa të ketë jetë!

Allahu të mëshiroftë e të pranoftë me butësinë e faljen e Tij, e ne na udhëzoftë se shumë larg kemi devijuar rrugën!", - tha ndër të tjera në fjalën e tij para faljes së namazit të xhenazes, që u dëshmua nga besimtarë të shumtë, imamë e drejtues të shoqatave bamirëse.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të djeshëm, pas një konflikti mes dy familjeve për disa metra territor plazh në Velipojë. Viktima mbetën Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç, ndërsa u plagosën Hasan Ferracakut dhe Elmidin Dyli, nipi i Kujtim Ferracakut. Policia ka shpallur në kërkim dhe tre djemtë e Hasan Ferracakut, Abedin, Shyqyri dhe Besar Ferracaku, pasi dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë në sherrin që përfundoi me katër të vrarë.

Ora 18:05
Kujtoi mbrëmjen e maturës me një fotografi, mësuesja e gjimnazit e Musaenit i dedikon poezinë prekëse: Sa zemra trishtove, nuk është faji jot, ishte fat i zi

 “Ah mor Musaen, sa zemra trishtove. Nuk ishte faji jot, ishte fat i zi”, këto janë fjalë që mësuesja e gjimnazit, Valdete Gjyrezi ia dedikoi viktimës më të pafajshme ndër 4 të vrarët në tragjedinë e Velipojës, Musaen Zeneli.

Me një foto krah njeri-tjetrit dhe një poezi të ndjerë mësuesja ka kujtuar një ditë të veçantë, atë të mbrëmjes së maturës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?