Tiranë- Apeli i Posaccëm la sot (18 nëntor) të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”, e vendosur ndaj ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe bashkëpunëtorit të tij, Ahmet Masha.
Çyrbja dhe Masha ankimuan vendimin e GJKKO për caktimin e masës “arrest në burg” ndaj të dyve.
Ish-deputeti socialist dhe Masha u arrestuan në datë 20 tetor, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, pas zbërthimit të komunikimeve në Sky Ecc.
Jurgis Ccyrbja dhe Ahmet Masha kanë mohuar të kenë qenë përdorues të aplikacionit Sky.
Jurgis Çyrbja akuzohet për “tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), “përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë (sipas episodeve respektive) dhe “tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim me të hetuarin Ahmet Masha.