Evis Berberi

I jepte tenderë kompanisë së tij, Apeli i Posaçëm lë në burg ish-kreun e ARRSH, Evis Berberi

10 Tetor, 13:56| Përditesimi: 10 Tetor, 13:57

  • Share

TIRANË- Apeli i Posaçëm rrëzoi sërish kërkesën e ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi për ndryshim të masës së sigurisë. Berberi kërkoi masë më të lehtë se ajo e arrestit në burg, kërkesë e cila nuk u mor parasysh nga gjyqtarja Saida Dollani.

Ish-kreu i ARRSH mbahet në qelinë e paraburgimit që prej datës 16 mars të këtij viti. Bashkë me të në pranga u vendos edhe Valter Begaj edhe Ervis Lami. Ky i fundit u la i lirë pak kohë më parë nga shkalla e parë, por Apeli i Posaçëm e riktheu sërish në qeli, pas ankimimit të vendimit të GJKKO nga Prokuroria e Posaçme.

Nga hetimet e organit të akuzës rezultoi se Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, por edhe në krye të ARRSH dha gjashtë tenderë për kompaninë e ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte.

Dy biznesmenët Lami dhe Begaj dyshohet se në bashkëpunim me Berberin, kanë bërë shitje fiktive të kompanisë së ish-kreut të ARRSH dhe veprime të tjera fiktive duke bërë të mundur fshehjen e veprës penale të korrupsionit. Hetimi i SPAK tregon se përfitim ka qenë rreth 2.2 milionë euro që u investuan nga kompania “DAAM” shpk, në pasuri të paluajtshme.  

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?