Këngëtarja Shakira dhe partneri i saj Zherard Pique njoftuan ndarjen.
Këngëtarja kolumbiane, konfirmoi se nuk është më me të dashurin e saj pas një lidhjeje 12-vjeçare dhe dy fëmijëve së bashku.
Dyshja ishin bashkë që nga viti 2010 dhe nuk u martuan kurrë, por tani po ndahen pas 12 vitesh së bashku.
“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin”, kjo ishte deklarata e dyshese e publikuar të shtunën.
Shakira u përpoq dy herë të rregullonte marrëdhënien me Piquen, deri në marrjen e vendimit për tu ndarë,sipas raportimit të “20minutos” .
Thuhet se edhe pse lidhja filloi të shkatërrohej, Shakira ishte aq e dashuruar sa u përpoq të rikthehej përsëri me Pique të paktën një herë dhe ndoshta dy herë.
Në të njëjtin publikim nga “20minutos”, thuhet se, pavarësisht vuajtjeve të pasqyruara në këngën e saj të fundit “Te Felicito”, ajo kishte shpresë në kthimin në normalitet të marrëdhënies së saj pas tradhtisë.
"20minutos” thonë se ata ishin të ndarë prej disa kohësh, ndërsa deklarata zyrtare doli vetëm javën e kaluar.
Kjo përputhet me raportet e tjera, të cilat kanë pohuar se Pique jetonte vetëm në një apartament prej disa kohësh.