Këngëtarja Dafina Zeqiri

VIP & Spektakël

'I ka hyrë zhanrit tallava, dikur shante kolegët', Dafina Zeqiri reagon pas kritikave për këngën e fundit

6 Gusht 2024, 13:04| Përditesimi: 6 Gusht 2024, 15:34

  • Share

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka reaguar ndaj kritikave që iu bënë disa ditë më parë pasi publikoi një version të këngës “Dumlla Dumlla” në bashkëpunim me artistin nga Belgjika, Dystinct.

Kënga mori kritika të shumta nga fansat, të cilët shkruanin se këngëtarja dikur shante kolegët që këndonin tallava.

“Dikur shante kolegët tani vetë. Turp”, shkruante njëri nga komentuesit.

Por, këngëtarja ka zgjedhur të reagojë mbi këto komente, ku shkruan se të gjitha zhaneret e muzikës i këndon me zemër.

“Krejt zhanret e muzikës i punoj i këndoj prej zemrës. Një zhanër mund të kem për qejfi a vetëm të gënjej nëse tham që ku e dëgjoj ndonjë këngë komerciale në diskotekë nuk më lëvizin krahët. I dua të gjitha dhe do të krijoj me kënaqësi muzikë në çdo zhanër”, shkruan ajo.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?