Politikë

Berisha 'harron' Lazaratin dhe ironizon Ramën: Bima e vetme aromatike për të është kanabisi! Bimët mjekësore? Do negocioj me SHBA për tarifat doganore

17 Prill, 11:53| Përditesimi: 17 Prill, 15:16

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali berisha, zhvilloi sot (17 prill) një takim dhe bashkëbisedim me prodhuesit e bimëve medicinale në Shqipëri, në kuadër të fushatës elektorale të 11 majit.

Ai akuzoi edhe njëherë qeverinë se ka harruar sektorin e bimëve medicinale, sepse “Edi Rama bimën e vetme medicinale që njeh është droga”.

Por harroi se në dy qeverisjet e tij, e ktheu Lazaratin, kryesisht 2005-2013, në një fermë të madhe hashashi dhe në një kartel ku shteti as nuk hynte dot dhe as zbatonte ligjin, madje i duhej “të merrte leje’ për të hyrë në fshat deri vonë në vitin 2014.

Kreu i selisë blu i adresoi akuzat e tij nga qeveria socialiste, duke thënë se do e kthejë në përparësi sektorin e eksportit dhe prodhimit të bimëve medicinale e jo vetëm. Të njëjtat gjëra premtoi për bujqësinë dhe fermerët. Madje edhe eironizoi kryesocialistin Rama, duke e quajtur narkodiktator.

“I ka mbetur shpirti në drogë të ziut, pavarësisht se droga shkatërron njeriun, shkatërron jetë, familjen dhe ekonominë. Ky s’ka fol njëherë për ullinj, vreshta, mollë, arra, gështenja, bimët mjekësore apo aromatike. Bima e vetme aromatike për të, për narkodiktatorin, është droga. Kushdo duhet ta gjykojë tjetrin nga fjalori që ka, nuk i nxjerr dot shpirti e goja përveç kanabisit (e ka për legalizimin e kanabisit)”, u shpreh Berisha.

Në programin e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” sipas tij, janë prodhimi “Made in albania”, si leva e Arkimedit.

“Kemi pasuri të jashtëzkonshme me bimët medicinale. Narkoeuro ka falimentuar prodhuesit e ndershëm. Bima e vetme medicinale për narkodiktatorin është droga. Do dyfishojmë buxhetin për bujqësinë, do subvencionojmë fermerët dhe bujqit. Do jeni përparësi dhe mbështetje në fushën e eksportit dhe prodhimit të produkteve medicinale”, tha kreu i demokratëve mes të tjerash.

Me SHBA, Berisha thotë sërish se do të negociojë edhe tarifat doganore. Nëse Amerika nuk i heq, kultivuesve të bimëve medicinale të cilët janë edhe të prekurit kryesore nga tarifat e Trump, u premtoi kompesim.

“Qëndrimi ynë ndaj tarifave është negociata me qeverinë e SHBA për zero tarifa. Ne do vendosim zero tarifa me kërkesën që qeveria amerikane të na përgjigjet edhe ne me zero tarifat. Supozojmë se qeveria amerikane për arsyet e veta nuk e adapton këtë, ne do u kompensojmë plotësisht tarifën e eksportit të vendosur nga vendet ku ju eksportoni. Ne do bëjmë gjithçka me grante, siç thashë për çdo njësi prodhimi dhe ato nuk do i merrni mbi bazën e burokracisë, por me dokumentacionet më të thjeshta. Ju do merrni të gjithë mbështetjen bazuar në faturat që shisni. Bazuar në dokumentet që sillni”, tha Berisha.

Në takimin me prodhuesit e bimëve medicinale Berisha premtoi rritje të sipërfaqeve të kultivimit të prodhimeve të tyre, ndërsa paralajmëroi se për ata që do të marrin licenca të kultivimit të kanabisit, pas 11 majit, do të ketë qëndrim të rreptë.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rruga e Dibres: 17/04/2025 15:31

    Nuk komenton dot ....... Nje "Non Grata" do te negocioje me vendin qe e ka shpallur te tille ?? !! Si mundet qe e degjojne dhe besojne ?! Rruga e Dibres

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 17/04/2025 13:07

    O sale , o kerrme qe qelb Shqiperine , mire thote Rama qe te fiken dritat 3 here ne dite .Lazaratin ti è mbushe more delenxhi , populli nuk haron dhe ju njeriun qe e shkateroi Lazaratin me njemije babale dhe me kimeten e denuat sepse amerika ta dhe dhe e tregetonte shkelzeni me fatmirin .Sot Shqiperia e ka zhdukur faren e keqe qe mbolle .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?