Ish-kryetari i bashkisë së Finiqit, Leonidha Hristo i ulur në reshtin e parë gjatë aktivitetit politik të Ina Zhupës

Politikë

I kallëzuar në SPAK për 770 mln lekë abuzim me tenderat, ish-kreu i bashkisë së Finiqit merr drejtimin e fushatës së PD-së

27 Mars 2021, 22:28| Përditesimi: 27 Mars 2021, 22:37

  • Share

VLORË- Ish-kryetari i bashkisë së Finiqit, Leonidha Hristo është vënë në ballë të fushatës elektorale për Partinë Demokratike. Ndonëse ai është kallëzuar në SPAK nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzim me tenderat në vlerën e 770 milionë lekë tjera, kjo nuk e ka ndalur PD-në që t’i besojë drejtimin e fushatës elektorale në qarkun e Vlorës.

Ai është parë gjatë një takimi të kandidates së PD Ina Zhupa në Livadhja. Hristo ka qenë ulur në reshtin e parë, madje gjatë hyrjes së kandidates Ina Zhupa, to ka dalë për ta pritur dhe shoqëruar.

Ish-kryetari i bashkisë së Finiqit, Leonidha Hristo i ulur në reshtin e parë gjatë aktivitetit politik të Ina Zhupës

Pse u kallëzua Hristo në SPAK? Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në SPAK ish-kryetarin e bashkisë Finiq Leonidha Hristo për abuzime me tenderat në vlerën e 770 milionë lekë tjera (më shumë se 600 mijë euro).

Në dosjen e dorëzuar nga KLSH në SPAK, midis të tjerash thuhet se tenderët “përpunoheshin” nga 1 dorë.

Kandidatja e PD-së, gjatë një aktiviteti politik në Vlorë

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ujku i Finiqit: 27/03/2021 22:57

    Hajduti shkon gjithmone pas hajduteve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?