I kallëzuar për vrasje më 21 janar, Berisha: Budallallëqe të Ulsiut, Rama ishte përgjegjësi  kryesor i asaj ngjarjeje

24 Janar 2023, 12:50| Përditesimi: 24 Janar 2023, 14:54

  • Share

Ish-Kryeministri Berisha shumë shpejt pritet të thirret nga SPAK për të dhënë llogari për 21 janarin 2011 pasi tashmë është i kallëzuar zyrtarisht për vrasje. I pyetur sot në lidhje me këtë kallëzim, Berisha preferoi t’i quajë ‘budallallëqe të Ulsiut’ kallëzimin dhe akuzoi Ramën si përgjegjësin kryesor të asaj ngjarjeje.

 “Të mos merrem unë me budallallëqet e Ulsit, ai sillet si truprojë e Edi Ramës. A ia vlen ta komentojmë atë? Njeriu direkt përgjegjës, organizator kryesor është një dhe vetëm një Edi Rama. Kurrë nuk do t’i ndahet kjo akuzë”, tha Berisha.

Sali Berisha, në cilësinë e ish-kryeministrit,  Lulzim Basha ish ministër i Brendshëm, dhe Ndrea Prendi ish komandat i Gardës, janë zyrtarisht të kallëzuar në SPAK për "vrasje në rrethana të tjera cilësuese" dhe "shpërdorim detyre" për 21 janar.

Mazhoranca dorëzoi dje në SPAK një kallëzim me prova të reja për vrasjet e 21 janarit. Kallëzimi u dorëzua nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili ka përsëritur edhe një herë sot thirrjen në drejtim të Prokurorisë së Posaçme për të marrë urgjentisht nën administrim një audio të pretenduar që është publikuar në media dhe që thuhet se pasqyron komunikimin e ‘grupit të zjarrit’ në Gardën e Republikës pak para se të bëheshin vrasjet e 21 janarit 2011. Manja apeloi nga dikasteri që drejton, edhe pse tha se qeveria nuk i hyn diskutimit nëse kjo audio e pretenduar është autentike apo jo.

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • nuri: 24/01/2023 22:34

    Korrupsioni dhe Krimi i Organizuar per 32 vitet e funditit ka pushtuar te gjitha organet e shtetit ligjor, duke mos harruar se ka paralizuar shoqerin e paster demokratike per te jetuar ne Shqiperi. Diktatori terrorrist Sali Berisha eshte koka kryesore e Korrupsioni dhe Krimi i Organizuar.

    Përgjigju
  • LORA: 24/01/2023 16:53

    Besoj ne eficencen e veprimeve dhe vendimeve te Mark Nikes.Ai eshte jurist.

    Përgjigju
  • Besniku Partis Gazi Çafaj: 24/01/2023 16:30

    O krimineli malok hajdut ti ske faj se ata të shkret që i çove në dhe skan burra në familje. Se po të kishin burra ti e familja jote ishte shuar o malok pis.

    Përgjigju
  • Ledi: 24/01/2023 15:03

    Populli ngrihet ne proteste per korrupsionin e qeverise Berisha dhe fajin e ka Rama.Ky fleet pa pike logjike Kur akuzon kreun e oozites se asaj kohe.Po protestat super te dhuneshme ne dyert e kryemonistrise dhe me molotov prej disa ditesh kishin per kryesorvju dhe Lulin ? Prokuroret dhe gjykatesit qe vendosen per 21 Janarit duhet te hetohen sot per pa aftesi dhe bindje te politikes se kohes dhe jo te rri dosja ne prokurorine e Tiranes qe ne fakt duhet te jete ne SPAK.Saiu ka te drejte te krekoset se drejtesia akoma ka frike nga ai!Kush nuk ka guxim te largohet dhe te mos shkojne kot parate e taksapaguesve shqiptar

    Përgjigju
  • Sara: 24/01/2023 14:10

    Se di pse ja ngjit rames cdo veprin qe bn ky

    Përgjigju
  • titi: 24/01/2023 13:40

    i vetmi njeri i fajshem per ato njerez te vdekur je ti o ordiner mashtrus kriminel

    Përgjigju
  • Kevi: 24/01/2023 13:36

    Qyqa ky esht idjot shko e vret njerzit e kur vje puna ja ngjit te tjerve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?