Modelja Aurela Hoxha

VIP & Spektakël

“I kam fobi njerëzit e shëmtuar”, Aurela Hoxha këmbëngul: E thonë edhe librat e shenjtë (Foto)

16 Nëntor 2018, 21:44| Përditesimi: 16 Nëntor 2018, 21:48

  • Share

Një deklaratë e Aurela Hoxhës në emisionin “Pop Culture”, shkaktoi shumë reagime në rrjetet sociale. Fakti që ajo tha se kishte fobi nga njerëzit e shëmtuar bëri që shumë nga personat që e ndjekin në rrjetet sociale t’i kujtojnë asaj se nuk është e bukur nga natyra por u është nënshtruar shumë operacioneve plastike, fakt të cilin modelja e ka mohuar gjithmonë.

Ditën e sotme në një postim në Instastory Aurela sqaroi edhe njëherë se e kishte fjalën për një bukuri që buron nga shpirti por që rrjedhimisht pasqyrohet edhe në pamjen e jashtme.

 “Pra njerëz të mirë, e kam fjalë për këtë lloj bukurie, atë që nuk e them vetëm unë por e thonë libra të shenjtë e njerëz që kanë lexuar njëherë në jetë dhe e dinë çdo të thotë energji dhe shpirt i bukur. (nuk kam folur as për gjatësi këtu, as për buzë të trasha, as sy blu,”- shkruan Hoxha.

Postim i bërë nga Aurela Hoxha në Instastory 

Komento

Komente

  • si thu ti: 17/11/2018 13:34

    Edhe ti mire je por nuk mund te quhesh e embel.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?