‘I kanë hyrë një rruge pa krye!’ Manja për kaosin e PD-së në Kuvend: Hallet e shqiptarëve nuk zgjidhen me mosbindje që shkon në djegie e dhunë fizike!

2 Tetor, 13:57| Përditesimi: 2 Tetor, 14:10

  • Share

Mbledhja e Këshillit të Ministrave ditën e sotme (2 Tetor) përfundoi me vendimmarrje të rëndësishme, ku mes tyre ishte emërimi i drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, por edhe Udhërrëfyesi për Integrimin e Shqipërisë në BE.

Ministri Ulsi Manja, në përfundim të mbledhjes, ishte një prej ministrave që mbajti fjalën para mediave, teksa ka komentuar kaosin e shkaktuar nga deputetët e opozitës në Kuvend seancën e 30 Shtatorit dhe kërkesën e PD për qeveri teknike.

Ai theksoi edhe 128 detyrat që ka marrë përsipër Qeveria shqiptare për t’i realizuar në këtë proces hapjeje negociatash me BE, nga viti 2023-2030 dhe u shpreh i bindur se do realizohen, ku objektiv janë udhërrëfyesi për institucionet demokratike dhe funksionimin e tyre, si dhe shteti i të drejtës dhe llogaridhënia.

Ai u shpreh se “hallet e shqiptarëve nuk zgjidhen me mosbindje civile ndaj drejtësisë”, duke shtuar se “ata që kanë zgjedhur këtë mënyrë, i kanë hyrë një rruge pa krye”.

“Shqipëria në rrugë pa kthim, për integrimin në BE. Kjo është sfidë për ne, shqiptarët kanë probleme që kërkojnë zgjidhje që vijnë me punë, objektiva të qartë, dhe nuk besoj se ka rrugë tjetër pa kthim përveç kësaj. Shqiptarët presin shkurtimi e rrugës për t’u bërë anëtarë me të drejta të plota në BE. Rruga tjetër është pa kthim e pa krye. Hallet e shqiptarët nuk zgjidhen me mosbindje civile ndaj drejtësisë. Nuk njoh mosbindje që shkon në djegie dhe dhunë fizike. Rrugë pa krye për ata që kanë marrë përsipër ta bëjnë, por që nuk u shërben as Shqipërisë e as shqiptarëve”, tha Manja ndër të tjera.

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hitler: 05/10/2024 20:20

    Mosbindindje tha ai ??? Po tym e flake ti nxjerrin , bomba kallash mundesish dhe artileri te perdorin tu ven flaken si ha vute juve ne 21 janar.

    Përgjigju
  • redi: 02/10/2024 16:13

    Ju zoti Manja vazhdoni me toletance por Noka pi ju ben lecke para shqiptareve . Diduroni kete poshterim qe po ju bejne. A ka shtet apo ka dhe e irdher lartmadheria e tij per tolerance!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?