Bashkia e Beratit ka mohuar akuzat e PD-së se po shpërndaheshin ndihma natën për qytetarët duke deklaruar se thjesht po zhvendoste materiale nga një ambient i bashkisë në magazinë.
Në një reagim zyrtar, bashkia Berat thotë se po bëhej një transferim i mallrave të ndryshme që janë shpërndarë për ndihmë ndaj familjeve të prekura nga pandemia, nga salla e konferencave në magazinat e Drejtorisë Arsimore dhe sipas bashkisë strukturat e autorizuara kanë filluar zhvendosjen e këtyre materialeve në magazinat e përcaktuara.
Po ashtu bashkia thekson se çdo tentativë për të penguar funksionet e Bashkisë Berat tregon qartazi dëshpërimin e subjekteve politike të caktuara që kërkoj me çdo kusht të tensionojnë situatën dhe të njollosin qetësinë e zhvillimit të fushatës zgjedhore në qytetin e Beratit.
'Bashkia Berat gjatë periudhës së pandemisë ka organizuar në ambientet e sallës së konferencave, mallra të ndryshëm për ndihmë ndaj familjeve të prekura nga pandemia. Si rrjedhojë e kërkesës së strukturave të Bashkisë Berat për të organizuar aktivitete me grupet e interesit duke respektuar masat anti COVID, ka lindur nevoja e transferimit të bazës materiale nga salla e konferencave në magazinat e Drejtorisë Arsimore. Strukturat e autorizuara kanë filluar zhvendosjen e këtyre materialeve në magazinat e përcaktuara.
Çdo tentative për të penguar funksionet e Bashkisë Berat tregon qartazi dëshpërimin e subjekteve politike të caktuara që kërkoj me çdo kusht të tensionojnë situatën dhe të njollosin qetësinë e zhvillimit të fushatës zgjedhore në qytetin e Beratit. Organet ligj-zbatuese duhen të ndjekin të gjitha hapat ligjore dhe ne garantojmë bashkëpunimin dhe transprencën maksimale në sqarimin e çdo akuze të motivuar nga verbëria politike.'- njofton bashkia Berat.
Lajmi kryesor:
Denoncon PD në Berat, Alizoti: PS ka mbushur furgonin me mallra dhe po ua shpërndan qytetarëve për të blerë vota! Bashkia Berat mohon akuzat: Po dërgoheshin në magazinë
M.Q./ReportTv.al