Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nxjerrë nga qelia policin e Kavajës, Ilir Dizdari i akuzuar për korrupsion pasiv. GJKKO vendosni masën 'arrest shtëpie' për efektivin e policisë Ilir Dizdari, i cili u arrestua më 8 korrik nga SPAK dhe SHÇBA.
Dizdari i kërkoi një personi 4 mijë euro me qëllim favorizimin për të mos ia arrestuar djalin, i cili kishte kundërshtuar Patrullën e Policisë, duke thyer Aktin Normativ gjatë pandemisë.
Ilir Dizdari, me detyrë specialist i hetimit të krimeve në komisariatin e policisë Kavajë ka keqpërdorur detyrën e tij duke i kërkuar 4 mijë euro një shtetasi që të mos i arrestonte djalin. Oficeri i Policisë kërkonte shumën prej një periudhe disa mujore në formë kërcënimi duke ushtruar presion në ambientin e biznesit të shtetasit.
Arrestimi i tij u bë në kushtet e flagrancës duke marrë paratë, ndërsa si provë materiale u sekuestrua vlera monetare prej 4 mijë eurosh dhe celulari i policit.
Ja dhe Gjykatsjaaaaa , nuk ka fakte . Doni me per Belulin. Po nuk filloi hetimi dispilinor per kete , bejini topi refomes.Tani ose polica ka manipuluar provat ose ky eshte i korruptuar . Te dyja bashke nuk vete
PërgjigjuSpaku deri tani vetem ka nxjerre nga burgu ata qe kane arrestuar te tjetet...
Përgjigju