Lionel Messi te Paris SG

1.3 milionë euro në ditë, për 2 sezone 1 mld, mediat: Messi ka firmosur në Arabinë Saudite, do të jetë më i paguari në botë

9 Maj 2023, 13:42| Përditesimi: 9 Maj 2023, 15:49

  • Share

Më shumë se Ronaldo, shumë më tepër se Mbappe dhe Neymar. Me pak fjalë, mbi të gjithw. Leo Messi së shpejti do të bëhet sportisti më i pasur në botë. Al-Hilal, një klub nga Riadi, do t'i garantojë atij një angazhim si një sheik i vërtetë, i gatshëm t'i paguajë, sipas l'Equipe, 500 milionë euro në vit për dy sezone me një opsion për një të tretën. Në praktikë, 1.3 milionë në ditë. Plus 100 milionë të tjera bonuse. Marrëveshja tashmë ekziston, sipas një burimi të cituar nga agjencia France Presse, edhe pse tani për tani vetëm verbalisht, specifikon e përditshmja sportive.

Kërkimi i faljes ndaj Paris SG për udhëtimin në Arabinë Saudite është vetëm qetësia para stuhisë. AFP ka raportuar se Messi dhe Al-Hilal janë në diskutime për transferimin në sezonin e ardhshëm, por një burim në Arabinë Saudite thotë se kjo marrëveshje tashmë është bërë.

Messi do transferohet në kampionatin e Arabisë Saudite ku ndër të tjera i është premtuar se do vijnë edh eish-shokët e skuadrës te Barcelona si Sergio Busquets dhe Jordi Alba. Padyshim ajo që e ka bindur më së shumti kampionin e botës me Argjentinën janë milioanat. Për rrjedhojë në Arabinë Saudite do të përsëritet edhe njëherë përballja embelamtike me Cristiano Ronaldo-n, i cili në dhjetor kaloi te skuadra e Al Nasrr.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?