Kronikë

Gjyqtari i kërkoi marrëdhënie seksuale gruas për kujdestarinë e fëmijës, 3 vite burg Roland Hysit

17 Tetor 2019, 10:58| Përditesimi: 17 Tetor 2019, 12:07

  • Share

TIRANË-Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 4 vite e 6 muaj burg gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfiton ulje dhe dënohet me 3 vite burg. Gjithashtu, togat e zeza kanë vendosur që t'i heqin edhe të drejtën për të mbajtur funksione publike për 5 vite. Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra raporton se Hysi nuk ishte i pranishëm në seancë, e ndërsa burime nga bëjnë me dije se pritet që ky vendim të apelohet në Gjykatën e Apelit.

Në kamerën e fshehtë e publikuar në fillim të këtij viti, u tregua kalvari i gjatë i vuajtjeve dhe trokitjeve zyrë më zyrë për të marrë kujdestarinë e fëmijës së saj. Në këtë ngjarje përfshihen disa gjyqtarë, ku protagonist ishte Hysi  dhe psikologia Elona Meçani, që bën edhe rolin e sekseres. Gjyqtari Hysi, duke shpërdoruar detyrën, i kërkoi marrëdhënie seksuale për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës, teksa zonja i jep psikologes, Elona Meçani (e arrestuar) 500 euro për Hysin, duke i premtuar edhe 500 euro të tjera në mbyllje të gjyqit.

Ai dhe sekserja Elona Mecani, psikologe, u arrestuan më 9 janar pasi publikimit të video-skandalit në emisionin investigativ në STOP, ku 50-vjeçari Hysi, i kërkoi marrëdhënie sekskuale dhe para një gruaje të divorcuar për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Pas arrestimit, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të pezullojë nga detyra gjyqtarin Roland Hysi. 

B.K./G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 17/10/2019 13:32

    Per shperdorim detyre pak eshte denuar fshatari

    Përgjigju
  • Loti: 17/10/2019 12:40

    Pse nuk i dhat 13 vjet, te behej shembull.Njeri i peshtire.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 17/10/2019 11:40

    Filloi drejtesia me felliqesirat e sistemit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se do të shkojë procesi zgjedhor për 11 majin?