Greqi

I kërkojnë 20 euro në spital, çfarë iu ndodhi papritur zjarrfikësve shqiptarë në Greqi me kolegun që çuan në spital

9 Tetor, 12:45| Përditesimi: 9 Tetor, 15:18

  • Share

Pjesëtarët e zjarrfikësve nga Shqipëria, të cilët mbërritën të mërkurën më 2 tetor në Greqi për të ndihmuar për zjarrin e rënë në Xylokastro janë përballuar me një situatë të pakëndshme. Sipas mediave greke, ekspedita shqiptare, duke lëvizur drejt Korinthit nëpërmjet rrugës Olimpia, u ndal në VSM. Bëhet me dije se ndalesa e shkurtër për zjarrfikësit për të pushuar dhe për të furnizuar automjetet mori një kthesë të papritur kur një nga kolegët e tyre papritmas u ndje keq.

Sipas mediave greke, menjëherë është marrë vendimi për transferimin e tij në spitalin Aegio, dhe aty, gjatë pranimit të tij, siç publikon “Peloponnisos”, nga një punonjësi i zyrës së trafikut i është kërkuar të paguajë shumën prej 20 eurosh, për të kryer analizat e nevojshme.

Kolegët e tij, me të dëgjuar kërkesën financiare në një moment kur njeriu i tyre ishte në rrezik, reaguan ashpër dhe protestuan, duke argumentuar ndër të tjera se është e papranueshme t’i kërkohet të paguajë një zjarrfikësi, i cili ka nevojë për ndihmë të menjëhershme dhe që është pjesëtar i një mision që u thirr për ndihmë. Ata u qetësuan kur sipas informacioneve, një nga të pranishmit që po shikonte i habitur se çfarë po ndodhte me misionin shqiptar, mori iniciativën dhe pagoi 20 euro.

“U turpërova, u bëmë një turp ndërkombëtar”, tha një dëshmitar okular i incidentit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?