Albin Kurti ka pritur në një takim sot, Adriatik Lapajn dhe Endri Shabanin.
Ashtu si rezultoi nga certifikimi i KQZ -së në Kosovë, Lëvizja VetëVendosje u rendit forcë e parë. E uruam Kryeministrin Kurti për rezultatin dhe i kërkuam bashkëpunim edhe më të madh me Shqipërinë tonë të përbashkët!
Kryeministri na informoi për bashkëpunimin shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, përfshirë këtu marrëveshjet ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, nga zbatimi i të cilave po përfitojnë drejtpërdrejtë qytetarët.
Në vazhdim, na mbetet të bëjmë më shumë dhe do të bëjmë më shumë”, shkruan Lapaj.
Me sa duket Albin Kurti, që në zgjedhjet e kaluara në Shqipëri u përfshi me partinë e tij, por dështoi, këtë radhë i ka varur shpresat tek Adriatik Lapaj, për të mundur Edi Ramën.
Postimi i Adriatik Lapaj në Facebook:
“Sot, me Endrin dhe Panon, takuam Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Ashtu si rezultoi nga certifikimi i KQZ -së në Kosovë, Lëvizja VetëVendosje u rendit forcë e parë.
E uruam Kryeministrin Kurti për rezultatin dhe i kërkuam bashkëpunim edhe më të madh me Shqipërinë tonë të përbashkët!
Kryeministri na informoi për bashkëpunimin shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, përfshirë këtu marrëveshjet ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, nga zbatimi i të cilave po përfitojnë drejtpërdrejtë qytetarët.
Në vazhdim, na mbetet të bëjmë më shumë dhe do të bëjmë më shumë!”.
Postimi i Adriatik Lapajt në Facebook
Komente
