Sërish pas skemës së mashtrimit të biznesmenëve fshihet Florian Gjergji, supermashtruesi që dyshohet se jeton në Gjermani dhe nga atje përgatit skemat për të grabitur paratë e biznesmenëve. Kësaj here viktimë ka rënë biznesmenja Vilma Nushi.
Të arrestuarit, Alban Gjoni dhe Rudor Balla, me personin e tretë të shpallur në kërkim, kanë komunikuar me një drejtoreshë të biznesit të Vilma Nushit. Mashtruesit, të drejtuar nga Florian Gjergji, i kanë kërkuar drejtoreshës 50 mijë euro, duke iu prezantuar si pronarja e saj.
Ato i kanë thënë që paratë t'i sillte afër qendrës së Tiranës dhe një person tjetër do t'i merrte për llogari të Nushit. Paratë janë dorëzuar dhe autorët janë larguar.
Në momentin që drejtoresha është takuar me Vilma Nushin, është kuptuar që kanë rënë pre e një mashtrimi dhe më pas është bërë denoncim. Krimi Ekonomik ka mundur të identifikoj personat që kanë kryer mashtrimin dhe është sekuestruar një pjesë e parave.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Në ‘rrjetën’ e mashtrimit të Florian Gjergjit bie edhe biznesmenja Vilma Nushi! 3 persona i marrin drejtoreshës së saj 50 mijë euro! Në pranga 2 të rinj, në kërkim 1 tjetër
M.Q.//ReportTv.al