Florian Gjergji, Vilma Nushi dhe paratë e sekuestruara

I morën drejtoreshës së Vilma Nushit 50 mijë euro përmes mashtrimit, arrestohet bashkëpunëtori i tretë i Florian Gjergjit

1 Dhjetor 2023, 11:43| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 12:49

  • Share

Policia e Tiranës arrestoi sot (1 dhjetor 2023) bashkëpunëtorin e tretë të Florian Gjergjit në realizimin e skemës së përvetësimit të 50 mijë eurove përmes mashtrimit ndaj biznesmenes Vilma Nushi.

Në pranga ra Kristjan Lukaj, 29 vjeç, banues në Shkodër. Ndërsa pak ditë më parë u arrestua Albert Gjini e Rudor Balla.

Operacioni u kodua “Repeat”.

"Ky shtetas dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit Albert Gjini dhe Rudor Balla. (të arrestuar) dhe me shtetasin F GJ. (në kërkim), për t’i marrë shumën 50 000 euro, një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si përfaqësues të një personi publik." informoi sot policia e Tiranes.

E ndërsa policia arriti të arrestojë edhe këtë herë bashkëpunëtorët, rrjetës i ka shpëtuar sërish i dyshuari si koka dhe organizatori i këtij mashtrimi, Florian Gjergji i cili mendohet se jeton në Gjermani dhe nga atje përgatit skemat për të grabitur paratë e biznesmenëve

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 celular. 

Si ndodhi mashtrimi

Të arrestuarit, Albert Gjini dhe Rudor Balla dhe Kristjan Lukaj kanë komunikuar me një drejtoreshë të biznesit të Vilma Nushit. Mashtruesit, të drejtuar nga Florian Gjergji, i kanë kërkuar drejtoreshës 50 mijë euro, duke iu prezantuar si pronarja e saj.

Ato i kanë thënë që paratë t'i sillte afër qendrës së Tiranës dhe një person tjetër do t'i merrte për llogari të Nushit. Paratë janë dorëzuar dhe autorët janë larguar.

Në momentin që drejtoresha është takuar me Vilma Nushin, është kuptuar që kanë rënë pre e një mashtrimi dhe më pas është bërë denoncim. Krimi Ekonomik ka mundur të identifikoj personat që kanë kryer mashtrimin dhe është sekuestruar një pjesë e parave. Pasi kanë kuptuar mashtrimin është bërë denoncimi në polici. Kjo e fundit më 24 nëntor ndërmori operacionin 'Repeat' duke arrestuar Albert Gjinin e Rudor Balla. si dhe të sekuestrojë një pjesë e parave. Konkretisht cilësinë e provës materiale u sekuestruan 8250 euro, 25 000 lekë, 1 automjet dhe 1 aparat celular. 

Florian Gjergji dyshohet se të gjithë aktivitetin kriminal e kryen nga Gjermania, vend ku në një prej rasteve të tentativës për të mashtruar u ka thënë personave që pajtonte, do t’i dërgonin paratë pasi t’ia merrnin biznesmenit.  Policia e Tiranës deri tani ka evidentuar 8 raste mashtrimi.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?