Arma me të cilën u kap

Pa kategori

I kërkuan të ndalonte por doli nga makina dhe iku me vrap, policia arreston 36-vjeçarit, qarkullonte me armë në Tiranë

3 Nëntor 2021, 09:07| Përditesimi: 3 Nëntor 2021, 09:08

  • Share

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 36-vjeçar për shkak se qarkullonte me armë zjarri pa leje. Gjatë një aksion në zonën e “Kodrës së Diellit”, Forcat “Shqiponja” ndaluan një automjet, drejtuesi i së cilit, Sh. M, doli nga automjeti dhe iku me vrap, ndërsa në dorë kishte një çantë.

Menjëherë punonjësit e Policisë së Forcës së Posaçme “Shqiponja” janë vënë në ndjekje të personit, dhe brenda pak minutave ndjekjeje, kanë kapur dhe prangosur 36-vjeçarin, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të çantes të dorës, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit tip pistoletë dhe dy krehër me fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • E.D: 03/11/2021 13:55

    Informacion gjith fryk.Kaq tpa bythë jeni që nuk nxirrni emrin??Personi në fjalë ësht kap me armë ndor e nuk prish hetimet nëse jepni gjeneralitetet e personit në fjalë.Çne gjith ky mister për 1 pistolet.Ju nxirrni emrat jo Filani ka mor peng për kte pronë e at pronë pa u vërtetu apo dënu personi në hetim e ndërsa ktu keni fryk ti përmendi emrin kti me 1 pistolet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?