TIRANË- Një apartament në emër të babait të gruas, ish missi Suada Sherifi, dyqan, garazh, truall, 40 mijë euro nga llogaria bankare e noterit dhe 8.2 mln lekë të përfituara me shpronësimin e një prone, pasuri të Eldi Dizdarit, do të kalojnë në favor të shtetit.
Gjykata e Posaçme vendosi të konfiskojë pasuritë Dizdarit, alias Denis Matoshit, që kërkohet nga Italia për "organizatë kriminale", nën emrin e klanit të ashtuquajtur "Kompania Bello". Eldi Dizdari me origjinë nga Tropoja, aktualisht qëndron në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe bashkë me familjen e tij, vajzën dhe bashkëshorten missin Suada Sherifi.
Fillimisht, ai u ndalua pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet italiane në kuadër të goditjes së grupit “Los Blancos”, të cilët trafikonin kokainë nga Ekuadori në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian. Por më pas u lirua.
Matoshi apo Dizdari, sipas autoriteve italiane, është udhëheqës i grupit kriminal shqiptar (KOMPANIA BELLO) - një sindikatë transnacionale e krimit të organizuar e përfshirë në trafik droge dhe operacione kontrabande midis Amerikës së Jugut dhe Evropës me një vlerë prej 350 milion euro.
Nuk dihet nëse autoritet italiane do vijojnë të kërkojnë ekstradimin e Dizdarit në Firence, aty ku një pjesë e grupit të kokainës pak kohë më parë u denuan, por deri tani ashtu sikur Shqipëria, as Italia nuk ka marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Dizdari, Denis Matoshi, është një emër i njohur në Shqipëri për përfshirje në trafikun e drogës, edhe pse shërbimet përkatëse, nuk ia dolën të provonin asgjë. Emri i tij, u përfol edhe në përplasjen me armë në ish-bllok; Ervis Martinaj e Ervin Mata, por emri i tij nuk u lidh me një akuzë zyrtare. Dizdari doli në skenë edhe pas arrestimit të Arbër Cekajt, i dënuar mr 14 vite burg për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë, që u kapën në Maminas më 2018, për shkak të lidhjes së afërt të gjakut me të.
-Dyqan, 198.1m2- Rruga “Bajram Curri”, Tiranë
-Garazh, 14.3m2, Rruga “Bajram Curri”, Tiranë
-Truall 5269 m2, Rruga “Dervish Hima”, Tiranë
-8.2 mln lekë nga shpronsimi i një prone
-40 000 Euro në llogarinë bankare të noterit
-Apartament 65.32m2, Tiranë
Njoftimi i plotë i SPAK
'Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në ligjin Nr.10 192, datë 03.12.2009, i ndryshuar, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ka paraqitur para Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për konfiskimin e pasurive të subjektit Denis Matoshi (Eldi Dizdari), i cili rezulton të jetë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Firences/Itali me Vendimin nr. 9065/15 RGNR 56909/19 RG GIP, datë 25.11.2019, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve në sasi të mëdha”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Italisë. Sipas të dhënave të dërguara nga letërporosia italiane rezulton se, organizata kriminale në të cilën bën pjesë shtetasi Denis Matoshi, nga viti 2015 e në vazhdim, ka trafikuar në disa raste kokainë.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me Vendimin nr.34, datë 22.12.2023, ka vendosur ndër të tjera, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit, të pasurive si më poshtë:
- Pasuria e llojit “Njësi”, e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8160, Rruga “Bajram Curri”, Tiranë, me sip. totale 198.1m2, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi;
- Pasuria e llojit “Garazh”, e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8160, Rruga “Bajram Curri”, Tiranë, me sip. totale 14.3m2, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi;
- Pasuria e llojit “Truall”, me sipërfaqe 5269 m2, Zona Kadastrale nr.8160, rruga “Dervish Hima”, Tiranë, pjesa takuese 2163/30000, në pronësi të shtetasit Denis Matoshi, pasuri që është në bashkëpronësi.
- Të drejtën e shtetasit Denis Matoshi, për të përfituar vlerën e shpronësimit nga Komisioni i Posaçëm për Shpronësim për shpronësimin në pasurinë me nr. 6/380, Zona Kadastrale nr.8160, rruga “Dervish Hima”, si bashkëpronar në këtë pasuri në pjesë takuese 120005/1680000, me vlerë paraprake të shpronësimit 8.180.125.82 lekë.
- Shuma e parave prej 40 000 (dyzetë mijë) Euro, ndodhur në llogarinë bankare të noterit;
- Pasuria e ndodhur në Zona Kadastrale nr.8310, Rruga “Gjergj Legisi”, Tiranë, e llojit “Apartament” me sip. totale 65.32m2, në pronësi të shtetasit B.Sh.;
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.100, datë 29.05.2024, ka vendosur:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 34, datë 22.12.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.'
mos na i sillni be shqiperi,,futini ndonje plumb andej...
PërgjigjuE para here qe po me pelqen. Jo me raft pika asht i menqem. Kater vet ka dy paket.
Cfare kane konfiskuar keta?! Apt.dhene vjerrit,parate e noterit dhe ca pasuri personale qe ky gango mund t'i rivere ne cdo kohe,nese vazhdon trafikun.Qenkeni keputur! Konfiskoni pasurite qe u ka blere prinderve,vellezerve,motrave, ne se ka,se aty i dhemb me shume.
Përgjigjutrafikant droge me te tille surrat,,,,me te ngel koka ne hunde...
PërgjigjuKeto prona dhe vete ai I kishte harruar Ku I kishte, me 300 million euro pasuri ne Dubai nuk e ka problem per keto.
PërgjigjuPse a kanë më pak Gjin Gjonat me kompani gjygjtarësh më pak se ky trafikanti? Po ky të pakten dihet si i ka bo! Por gjygjtarët si buxhetor me pasuri prrallore si i kan bo dhe pse nuk ju sekuestrohet dhe atyre? Pse luhet me dy standarte?
PërgjigjuMire qe u kujtuat se ne kemi nja 5 vjet qe e degjojm emrin e ketij personazhi.
PërgjigjuQenkan keputur ne byth ,kaq pasuri i ka dhe nje zyrtar i rendomt hajdut administrate,këta i kane futur milionat e eurove ne biznese ndertimi hoteleri e fabrika prodhimi.
Përgjigju