Edinjo Pulti

Kronikë

U ndalua në Shkodër, lirohet i shumëkërkuari nga Europol, Edinjo Pulti! Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Luksemburgun

21 Shkurt 2022, 08:54| Përditesimi: 21 Shkurt 2022, 10:05

  • Share

SHKODËR- Një person me precedentë të rrezikshëm kriminal është shoqëruar nga efektivët e policisë së Shkodrës mbrëmjen e së shtunës në një lokal nate. Burime për Report Tv thanë se pas verifikimeve, Pulti është lënë i lirë, pasi Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Luksemburgun, shtetin që e kërkon 36-vjeçarin për disa vepra penale. Edinjo Pulti rezulton i shpallur në kërkim nga Europol për tentativë vrasje dhe trafik armësh e municionesh. 

Kush është Edinjo Pultin, shqiptari që Luksemburgu e futi në listën e zezë për plagosje me thikë

Autoritetet evropiane kanë shpallur në kërkim Edinjo Pultin, i dyshuar për disa krime, përfshirë Luksemburgun. “Më i kërkuari” i Luksemburgut akuzohet për tentativë vrasjeje, por edhe për trafik të paligjshëm të armëve, municioneve dhe eksplozivëve. Edinjo Pulti, i lindur në vitin 1981 në Shqipëri, dyshohet për tentativë vrasje në Luksemburg. Më 2 gusht 2020, rreth orës 20:55, ai u përfshi në një përleshje në Pétange. Disa burra, duke përfshirë një të armatosur me thikë u përleshën në qendër të qytetit. Sipas Europol, Pulti ka goditur disa herë me thikë dy persona. Një nga dy të plagosurit është goditur në bark dhe ka mbetur i plagosur rëndë. Një urdhër-arresti evropian dhe ndërkombëtar është lëshuar për të në janar 2021. Edinjo Pulti nga Shkodra është emër i njohur edhe për drejtësinë shqiptare për një plagosje shumë vite më parë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • x....: 21/02/2022 12:14

    Kur nuk ka marreveshje pse e ndaloni pastaj e lironi kjo ka nje domethenie vetem per ti marr leke

    Përgjigju
  • Hasta: 21/02/2022 10:12

    Marrin lek policia e prokuroria e shkodres se hargjojn shum tan diten bigjoz e mall tu pi haaaa

    Përgjigju
  • Gripi: 21/02/2022 09:45

    Po e beni shqiperine si Dubai more kerma prokurore dhe gjyqtare. Eshte precedenti i Mark Frrokut qe u denua ketu per krimin ne Belgjike pasi shqiperia nuk kishte marreveshje ekstradimi. Duhet futur ne burh prokurori qe e liroi sebashku me K/prokurorin Olsian Cela qe po vegjeton sikur ate post e ka vetem per te marre rrogen e majme dhe privilegjet nga taksat tona.

    Përgjigju
  • Hajde hajde: 21/02/2022 09:15

    Me 10 akuza lihet i lire, se ska marrveshje!!! Shume mire, le te vrasi dhe disa ktu.. Dhe sa ta kapni prap, ka mbaru pune ky me trafiqe E vrasje. Se kush eshte ky e njohin, mire shume e late te lire..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?