Foto ilustruese

Kronikë

I kërkuar për skemë mashtrimi me TVSH-në, arrestohet 19-vjeçari! Dëmi ekonomik ndaj shtetit, 3 milionë euro

11 Prill, 13:11| Përditesimi: 11 Prill, 13:23

  • Share

Durrës- Policia e Durrësit ka arrestuar një 19-vjeçar të shpallur kërkim.

I riu i identifikuar si Luvjano Topi akuzohet se i ka shkaktuar shtetit 3 milion euro dëm, së bashku me 6 persona të tjerë.

Gjykata e Durrësit i ka caktuar 19-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Operacioni u kodua 'Skema'.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të operacionit policor të koduar “Skema”, kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim, i akuzuar për veprën penale "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar".

Operacioni “Skema”, i zhvilluar 6 muaj më parë, identifikoi 7 shtetas, të cilët deklaronin të dhëna financiare fiktive të subjekteve që administronin apo ku ishin të punësuar, për të shmangur detyrimet tatimore. Kjo veprimtari kriminale dyshohet t’i ketë sjellë shtetit, rreth 3 milionë euro dëm ekonomik.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës kapën dhe ndaluan shtetasin L. T., 19 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar", në kuadër të operacionit të koduar “Skema”. 

Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?