Princ dobroshi

I kërkuar për trafik kokaine, Princ Dobroshi do të ekstradohet në Gjermani! Gjykata e Lartë i refuzon rekursin 'Peshkaqenit'

11 Tetor, 14:36| Përditesimi: 11 Tetor, 15:10

  • Share

Tirane- Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin  Princ Dobroshit i cili kundërshtonte vendimin e Apelit për ekstradimin e tij në Gjermani ku do të gjykohet për akuzën e trafikut të drogës.

Apeli i jurdiksionit të përgjithshmë vendosi me 9 prill 2024  miratimin e ekstradimit ku i dërgoi edhe ministrisë së drejtësisë vendimin e zbardhur.

Në këto kushte Dobroshi dosjen e dërgoi në Gjykatën e Lartë ku kërkonte ta prishte vendimin.

Sipas të dhenave gjykata e Hamburgut ka nxjerrë urdhër-arresti, për për 59 vjeçarin Princ Dobroshin  pasi  dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, të kryer në bashkëpunim, si pjesëtar i një grupi kriminal.

Më 29 mars, SPAK, sekuestroi pasuritë e Princ Dobroshit dhe kunatit të tij Olsi Syziu,, të hetuar dhe të dënuar për trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike nga Amerika Latine në Europë.

I njohur në Norvegji dhe Çeki me nofkën “Peshkaqeni”, Princ Dobroshi nga Kosova dhe kunati i tij nga Shqipëria, Olsi Syziu, janë subjekte të hetimit pasuror nga SPAK. Më 29 mars të këtij viti  SPAK ka sekuestroi 10 llogari bankare me vlerë 133 mijë euro, Vilë në Gjirin e Lalzit, dy apartamente te Kodra e Diellit, një apartament te Liqeni i Thatë, makinë Volvo, dhe shoqërinë tregtare ‘SLAI’. Ai ndodhet i arrestuar prej dhjetorit 2023.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?