Foto ilustruese

U premtoi 2 personave kundrejt parave kalimin e paligjshëm nga Kakavija drejt Greqisë, arrestohet 54-vjeçari

5 Qershor 2022, 12:03| Përditesimi: 5 Qershor 2022, 12:14

  • Share

GJIROKASTËR- Një 54-vjeçar me iniciale H.A u arrestua nga policia në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, pasi u kap duke transportuar 2 persona, të cilëve kundrejt parave i kishte premtuar se do t'i siguronte kalimin në Greqi.

Personat që 54-vjeçari po transportonte ishin shqiptarë.

Policia i sekuestroi makinën me të cilën po lëvizte si dhe një celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit" dhe "Fshehja e të ardhurave".

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?