I kishte mbetur edhe një muaj pas hekurave, i burgosuri në Kosovë sulmon policin dhe arratiset

26 Gusht 2023, 17:37| Përditesimi: 26 Gusht 2023, 17:52

  • Share

Një person i burgosur në Gjilan të Kosovës ka sulmuar zyrtarin policor dhe ka arritur të arratiset.

Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, ku është njoftuar prokurori i cili e ka hetuar rastin dhe vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente.

Personi që ishte në përfundim të dënimit me burgim, e që i kishin mbetur edhe një muaj ka arritur ta sulmoi zyrtarin policorë, duke e rrëzuar dhe duke ikur në drejtim të panjohur, shkruan Kosova Press.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?