Një 27-vjeçar shqiptar është arratisur nga burgjet Rurale të Kasandrës, Greqi.
Mungesa e të riut shqiptar raportohet se u vu re një ditë më parë, rreth orës 11:30.
Administrata e burgut njoftoi menjëherë Departamentin e Policisë së Kasandrës për të filluar hetimet me qëllim gjetjen e tij.
I riu ishte dënuar për trafik emigrantësh të paligjshëm dhe i kishte mbetur vetëm një muaj burg.
Komento
Komente
