Itali- Policia italiane arrestoi një 37-vjeçar shqiptar në zonën ‘Don Bosco’ të Bolzanos, në zbatim të një urdhri arresti të lëshuar nga Prokurori i Milanos.
Ai rezultonte i dënuar me formë të prerë me 7 vjet e 4 muajsh burgim, për krime që lidhen me trafikimin e drogës dhe përndjekjen.
Shqiptari kishte qenë një nga "protagonistët" e "Operacionit BESA", të kryer në vitin 2020 nga Drejtoria Anti-Mafia e Distriktit të Trentos, pas të cilit, në vitin 2022, ai ishte dënuar për krimin e shoqatës kriminale që synonte trafikimin e narkotikëve në Bolzano dhe Merano, informon media italiane.
Por gjatë operacionit 37-vjeçari, emri i të cilit nuk u publikua, kishte mundur t’i shpëtonte prangave dhe të qëndronte prej pesë vitesh në arrati i fshehur, deri në lokalizimin dhe kapjen me qëllim vuajtjen e dënimit.
Hetimi i dosjes së koduar "Besa" (në shqip), i koordinuar nga Prokuroria Antimafia (DDA) e Trentos në Itali dhe e mbështetur nga ‘Guardia di Finanza’ dhe nga karabinierët e Bolzano-s, hodhi dritë mbi një trafik ndërkombëtarë droge në zonën e Merano-s që kryesisht ishte i organizuar dhe menaxhuar nga shtetas shqiptarë me vendbanim midis Tirolit Jugor, Veneto-s, Puglia-s, Shqipërisë dhe Zvicrës.
Hetimi filloi në fillim të vitit 2018 dhe operacioni u zhvillua në mars 2020, me 43 denoncime, konfiskimin e rreth 25 kg droge, kryesisht kokainë, hashash dhe marihuanë, e vlerësuar nga gjysmë milioni deri 1 milionë euro.
21 personat e arrestuar në atë kohë ishin; dy italianë, gjashtëmbëdhjetë shqiptarë, një tunizian, një kosovar dhe një maqedonas, të cilët tani ndodhen në burg ndërsa 4 të tjerë janë shpallur janë në kërkim në Zvicër dhe Shqipëri.
Në total kishte 47 persona të akuzuar si pjesë e organizatës kriminale mafioze ndërkombëtare.
Sasi droge të sekuestruara nga Guardia di Finanza më 2020
Komente
