Besfort Lamallari

I komanduari i qeverisë për Shkodrën: Tregu i Zdrales mbyllur deri më 23 qershor! Dezinfektim tek ai Dobraçit

24 Prill 2020, 22:08| Përditesimi: 24 Prill 2020, 22:20

  • Share

I deleguari i qeverisë për situatën e Covid-19, Besfort Lamallari, me anë të një vendimi ka urdhëruar shtyrjen e pezullimit të aktivitetit në tregun e Zdrales në qytetin verior të Shkodrës deri më datën 23 qershor 2020.

Ky treg u mbyll pas një vendimi të komisionit për situatën atje, pasi nuk respektonte rregullat higjeno-sanitare të përcaktuara nga OBSH gjatë situatës pandemisë globale.

Gjatë kësaj periudhë, prioritet do të jetë gjetja e një tregu alternativ, i cili deri më tani nuk është përcaktuar ende. Gjithashtu, shkresa që mban firmën e zv.ministrit Lamallarit parashikon marrjen e masave për të plotësimin e kushteve të higjenës në tregun tjetër që është hapur, atë të Dobraçit.

Në vijim parashikohet që të vendoset një tunel dezinfektimi, ndërsa do të përcaktohet edhe distanca mes tezgave apo edhe ndriçimi.

Vendimi i Lamallarit

Komento

Komente

  • vjeshta: 25/04/2020 02:10

    Janë nevojtore,jo tregje! Duhet ti zhdukni nga harta e qytetit tonë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?