Ndarja e Olsi Bylykut me Egli Takon ishte shumë e papritur për publikun dhe mbetet në kryefjalë e faqeve rozë. Projekti i fundit i Olsit është konsideruar si dedikim për Eglin, por ajo ka sqaruar gjithçka pasi një komentuese i shkroi: “Tana i ke hallall”.
Ajo shkruan se kënga ka dy vite që është realizuar dhe se nuk është për të.
“Unë e kam dëgjuar shumë kohë më parë dhe jepja opinione nëse më pëlqente ose jo. Fakti që është lançuar tani tjetër muhabet. E lumtur që ka pasur sukses sepse është material i bukur”-shkruan ajo.
Ndërkohë, Olsi në një intervistë mohoi se ndarja erdhi për gabime apo ndërhyrje të personave të tretë.
“Historinë tonë e kemi kënduar me dy këngët me Eglin. Nuk kam gabuar as unë as Egli. Ishte zgjedhja më e mirë, për herë të parë në jetën tonë, duke qenë të dy shumë njerëz të përgjegjshëm, zgjodhëm veten tonë.” – është përgjigjur ai, duke shtuar se “Nuk besoj që asnjërit nga ne nuk i mungon prania e njëri-tjetrit por asnjërit nga ne nuk i duhet prania e njëri-tjetrit”.