Droga e gjendur në makinën e 63-vjeçarit

Kronikë

I kontrollohet automjeti dhe i gjenden brenda 20 kg kanabis, arrestohet në kufi 63-vjeçari

30 Tetor 2018, 21:36| Përditesimi: 30 Tetor 2018, 21:39

  • Share

Një 63-vjeçar është arrestuar  mesditën e sotme nga policia greke pranë kufirit me Shqipërinë, në Dhafni të Thesprotit.

63-vjeçarit i është kontrolluar automjeti dhe pasi i kanë gjetur brenda saj një ngarkesë prej 20.8 kg kanabis, është vendosur në pranga. Paraprakisht mendohet se ngarkesa e drogës është marrë nga trafikantët shqiptarë në kufi me Shqipërinë.

63-vjeçari është i njohur për autoritetet greke, pasi më parë është dënuar për trafik të klandestinëve shqiptarë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?